E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhuninjo edhe per 3 vjet bashke me Lionin

Nga Kastriot Gjini
Nje lajm shume i fresket dhe i kendshem per tifozet e kampioneve te Frances, Lionit. Ky lajm ka te beje me idhullin e tyre Juninho Pernambucano, 32 vjecarin e kombetares se Brazilit, mesfushorin qe kane tmerr gjithe portierat kur ai godet goditje denimi. Po pra, Juninho sapo ka rinovuar kontraten e tij me Lionin dhe per 3 vjet te tjere. Lajmin per rinvimin e Juninho e ka dhene presidenti i skuadres Zhan Mishel Ola, dhe kontrata do te vleje deri ne qershor te vitit 2010. Nuk jane bere te ditura detajet ekonomike, dhe shuma qe do te perfitoje braziliani nga kjo kontrate. Vlen te permendim se Juninho eshte transferuar ne France, tek skuadra e Lionit qe ne qershor te vitit 2000, dhe qe atehere eshte pjese e pandare e kampioneve te Frances. Juninho erdhi nga skuadra e vendit te tij, Vasko Da Gama, dhe vlera e kartonit te tij arrin 18 000 000 euro

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›