E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani ndal dhe Dinamon,Partizani nuk përfiton

• Elbasani arriti barazimin e dytë në dy vizitat rresht në kryeqytet.Pas pikëve të ndara 2-2 me Tiranën në javën e 18-të (që solli edhe shkarkimin e Astrit Hafizit), skuadra e Krenar Alimehmetit ndali edhe Dinamon, kryesuese në barazimin 0-0. Një pikë e vlefshme për verdheblutë, që me mënyrën se si luajtën mund të dilnin edhe me tri pikë nga “Selman Stërmasi”, por u ndalën nga ish-portieri i tyre, Elvis Kotorri. Partizani-Besa 3-3Nga deliri në dramë. Në “Qemal Stafa” ka ndodhur diçka, për të mos u besuar syve. Ato tre pikë, që u duk se i kishte siguruar brenda pak minutave, Partizani i lëshoi nga duart në fund, kur Besa gjeti forcë për të përballuar psikologjisht disavantazhin dhe të barazonte rezultatin në 3-3. Si pasojë e kësaj, skuadra e vendit të dytë ka parë t’i largohet mundësia e afrimit me Dinamon kryesuese. Kurse kavajasit, pas rezultateve negative, kanë provuar një pikë, që shijon edhe më shumë për mënyrën sesi erdhi. Në shënjestër ka përfunduar mbi të gjithë gjyqtari anësor Sonil Zeka, i akuzuar për akordimin e tre pozicioneve jashtë loje. Kastrioti-Tirana 0-3Fati, dobësitë e kundërshtarit dhe mbi të gjitha aftësia për t’i shfrytëzuar dy elementët e parë kanë bërë që skuadra e Tiranës t’i dhurojë trajnerit të ri bardheblu, Sulejman Mema, një debutim me fitore. Një fitore 3-0, që ashtu si ishte paralajmëruar edhe nga vetë kampi i kampionëve, do të mjaftonte edhe nëse do të mungonte plotësisht spektakli, pikërisht ashtu si ndodhi dje në “Niko Dovana” të Durrësit në sfidën ndaj Kastriotit. Me një lojë që nuk ofronte asnjë lloj garancie, skuadra e Tiranës ka mundur të fitojë pa problem. Vllaznia-Teuta 2-0Vllaznia la pas humbjen shokuese me Kastriotin, duke u kthyer te fitorja dje, në ndeshjen kundër Teutës me rezultatin 2-0. Megjithatë, ekipi shkodran përsëri nuk arriti të zhvillonte lojë bindëse në këtë takim përballë tifozerisë së tij. Kuqeblutë mund të ndjehen të lehtësuar nga fakti që rezultati goli pastër për ta, falë golave të Sukajt dhe Kaçit. Humbja e një jave më parë duket se është reflektuar te tifozët, që i bënë një pritje ndryshe nga herët e tjera skuadrës së tyre. E vetmja banderolë e vendosur në tribunën përkarshi, ku qëndrojnë tifozët ultras, ishte e vendosur me kokë poshtë, në shenjë proteste. Shkumbini-Skënderbeu 3-1 Ashtu sikurse edhe pritej ndeshja e Shkumbinit ndaj ekipit të Skënderbeut i përngjante një takimi kontrolli. Shkumbini siguroi “mesin e artë” pas fitores 3-1 me Skënderbeun e vendit të fundit dhe që luajti për më shumë se 70 minuta me dhjetë lojtarë, pas ndëshkimit të Drabajt. Gjatë gjithë takimit kishte dy fytyra ku në pjesën e parë ekipi i Shkumbinit ka qenë thuajse gjithë kohën në portën korçare dhe ka gjetur rrjetën plot tre herë ndërsa ekipi korçar ka sulmuar vetëm në një rast dhe ka arritur që të shënojë golin e vetëm dhe të nderit për të. Në pjesën e parë takimi arriti të ngjitej në disa raste në nivele mbi mesatarin. Në pjesën e dytë të dy ekipet duket se qenë dakord me rezultatin e vendosur që në 45 minutat e para dhe nuk bënë asnjë përçapje për të dhënë asgjë të bukur. Në këtë pjesë të dy ekipet nuk arritën të ngjiten për as një moment as në nivelin mesatar.Të veçantat • Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, ishte i pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi”, por nuk e pa ndeshjen në tribunë. Ai e ndoqi takimin në sallën e kryesorë të mbledhjeve të stadiumit, për të qenë më i qetë e ndoshta për të ndjekur edhe ndeshje në tv. Në shoqërinë e tij ishte trajneri i Shpresave, Bushati.• Ka kursyer edhe 20 mijë dollarë të tjerë presidenti i klubit të Elbasanit, Arben Laze. Ashtu si në takimin ndaj Tiranës së përpara një jave, kreu i skuadrës verdheblu ishte shprehur përpara mediave se do t’i dhuronte ekipit të tij shumën prej 20.000 $, në rast fitoreje ndaj Dinamos.• Ka qenë një dyndje tifozësh në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi”, për të ndjekur ndeshjen midis Dinamos dhe Elbasanit. E veçanta e këtij takimi ishte numri i madh i tifozëve të Dinamos si asnjëherë tjetër.• Dy presidentët miq, Albert Xhani e Nexhat Bizhdili, përgjatë 90 minutave të ndeshjes së djeshme, janë detyruar të shndërrohen në “armiq” sportivë. Kjo vihej re nga fakti që vërtet e ndoqën përkrahë njëri-tjetrit në tribunën VIP, por nuk flisnin.VLLAZNIA - TEUTA 2-0Golat: Sukaj 9’, Kaçi 78’Vllaznia: Bishani, Teli, Delain, Kapaj, Hoti (A.Beqiri 59’), Osja, Nallbani (Lici 80’), Lika, Kaçi, Sukaj (Jusufi 81’), Sinani. Tr: M. JosaTeuta: Kapllani, Dushku, Likmeta, Stafa, Ahmeti (Pashaj 67’), Hodo, Gjondeda (Haliti 69’), Vila, Çaushaj, Mile, Gega (Hysa 60’). Tr: K. MileGjyqtarë: A.Janku (Tr), E. Pjetrushi (Le), L. Mustafaraj (Tr)Karton i verdhë: Sukaj, Hodo, Ahmeti, DushkuDeklaroiMirel Josa (Trajner i Vllaznisë)“U arrit thjesht një fitore që do të mbahet mend vetëm për tri ditë, pasi kemi takimin e Kupës. Vllaznia është një ekip që luan gjithmonë nën presion. Me ndihmën e kolektivitetit dhe me eksperiencën e lojtarëve që kemi në këtë ekip do të mund të shuajmë këtë presion që kemi. Ai u duk qartë gjatë takimit të sotëm, sidomos gjatë pjesës së dytë. Në pjesën e parë, skuadra funksionoi mirë, kishim disa sulme të rrjedhshme, shënuam shpejt dhe mund edhe të kishim thelluar rezultatin. Në pjesën e dytë pavarësisht se edhe Teuta kishte një qarkullim më të madh të topit, ne do të ishim më kërkues për të kapë në befasi skuadrën kundërshtare. Me golin e dytë gjithçka u qetësua”.Partizani-Besa 3-3Golat: Shkëmbi 42’, Dhëmbi 47’, Bakaj 68’/Xhihani 65’, 90’, Leci 77’Partizani: Shehi, Hallaçi, Pinari, Osmani, Tafaj; Dhëmbi, Devolli, Shkëmbi (83’ Karapici), Muzaka; Bakaj, Abilaliaj (68’ Gjyla). Trajner: Hasan LikaBesa: Dura; Leci, Ramadani, Mërtiri (73’ Krasniqi), Lila; Veliaj, Alikaj (60’ Shaqiri), Belisha, Progri (46‘ Fortunat); Mancaku, Xhihani. Trajner: Sulejman StarovaGjyqtar: T.Latifi, M.Dervishi, S.ZekaKarton i verdhë: Muzaka/LeciDeklaruanHasan Lika (trajner i Partizanit)“Tensioni ishte i pashmangshëm në fundin e ndeshjes, sepse sidomos gjatë 20 minutave finale u penguam më tepër sesa duhet. Në disa raste, vijërojtësit u dukën se nuk e mbajtën mirë, apo kishin tendencë kundër nesh. Ishin 2-3 raste për t’u diskutuar, përsa i takon pozicioneve jashtë loje, ku gjyqtarët gabuan. Pavarësisht këtyre, mendoj se duhet ta kishim fituar ndeshjen”.Sulejman Starova (trajner i Besës)“Edhe sot kemi zhvilluar një ndeshje përgjithësisht të mirë, ndonëse sigurisht që s’kanë munguar as të metat. Në takimet e fundit na kanë shoqëruar lojërat e mira, megjithatë kur nuk vjen rezultati skuadra kalon në një goditje psikologjike. Kjo shpjegohet edhe me faktin se në momentin më të mirë, ndëshkohet. Shpresojmë të kemi marrë një kurim psikologjik”.Dinamo – Elbasani 0-0Dinamo: Kotorri, Bodrusiç, Graniç, Pisha, Abraham, Vinçetiç, Poçi (78’ Ferraj), Allmuça, Kuli (88’ Pema), Pollozhani (68’ Diop), Pejiç. Trajner: Agim CanajElbasani: Toçi, Mehmetaj, Sheta, Karçev, Ahmataj, Sakaj, Bokotola, Tetova (92’ Maglevski), Ard. Nuhiji (85’ E.Dalipi), Bejzade, F.Xhafa (81’ Arb. Nuhiji). Trajner: Krenar AlimehmetiKarton të verdhë: Pisha, Allmuça, Pema/Toçi, BokotolaGjyqtarë: Sh.Guçe, E.Doda, D.SalajDeklaruanAgim Canaj (Trajner i Dinamos) “Mendoj se ishte një ndeshje derbi dhe kjo u pa qartë edhe në fushën e lojës. Gabimet tona ishin të mëdha në fazën sulmuese, mbasi nuk lëvizëm mirë si nga qendra ashtu edhe nga krahët, mendoj se ky ishte edhe defekti kryesor në takimin ndaj Elbasanit. Edhe sulmuesi ynë, Pejiç, nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë. Kundërshtari luajti mbrapa i tërhequr në mbrojtje”.Krenar Alimehmeti (Trajner i Elbasanit)“Objektivi ynë që në fillim ishte të reduktonim forcën e Dinamos dhe mendoj se ia arritëm. Dëshira jonë gjithsesi ishte të merrnim tri pikët sot, mbasi skuadra ka treguar vlera të mëdha, megjithatë futbolli i ka këto. Në përgjithësi jam i kënaqur nga loja e ekipit, por në futboll rëndësi kanë pikët e fituara. Ishim përballë një Dinamoje shumë të fortë, barazimi është një sukses”.Kastrioti – Tirana 0-3Golat: Duro 35’, Fortuzi 41’, Hyka 72’Kastrioti: Tafaj, Grami, Gallo, Brahja, Shameti(65’Osui), Merxha, Bulku(46’Braho), Rustami(56’Caca), Kalari, Rizvanolli, Abazaj. Trajner: Vasil BiciTirana: Osmani, Sina, Kcira, Vrapi, Gjoreski, Fagu, Arapi (46’Hyka), Mohalebi, Duro(81’Xhafa), D.Xhafaj, Fortuzi (72’Hyseni). Trajner: Sulejman MemaGjyqtarë: A.Lulaj, A.Lamce, A.PregjaKartonë të verdhë: RustamiKartonë të kuq: BrahjaDeklaruanVasil Bici (Trajner i Kastriotit)“Pas asaj fitoreje të bukur me Vllazninë, duhet të pretendonim për një rezultat më pozitiv. Në 35 minutat e pjesës së parë loja ishte në favorin tonë dhe rezultati duhet të fliste për ne. U ndëshkuam me dy gola të shpejtë, që na goditën ndonëse loja ishte e barabartë. Kam një pretendim ndaj gjyqtarëve, megjithëse mund të thuhet se është bërë e modës kjo gjë tashmë kur humbet”.Sulejman Mema (Trajner i Tiranës)“Loja nuk u nis mirë për ne, patëm probleme, aq sa u rrezikuam në një rast të Krujës që përfundoi në shtyllë. Ndoshta gabimet e kundërshtarit na ndihmuan për të rimarrë veten, pastaj dhe me eksperiencën që kanë lojtarët tanë arritën t’i shfrytëzojnë rastet që na u paraqitën. Vazhdojmë të kemi probleme, pasi kemi disa lojtarë të rinj që ende s’e njohin mentalitetin e Tiranës”.Besëlidhja - Flamurtari 2-2Golat: Da Silva 9’, Përlleshi 90+2’/ Mema 45’, Zeqiri 65’Besëlidhja: Koçi, Smajli, Stojçevski (Miçiç 68’), Hashani, Toma, Lika, Ngjela, Da Silva (Përlleshi 68’), Baliç, Petrevski, Toleski. Trajner: N. BajkoFlamurtari: Moçka, Begaj, Alves, Mema, Paniç, Strati (Kuçi 90’), Zeqiri, Dedaj (Rustemi 8’), Veliu, Brajkoviç (Cani 80’), Beqiri. Trajner: E. MemushiGjyqtarë: E. Dobi (Durrës), E. Biçaku (Tiranë), G. Maloku (TiranëKomentiBesëlidhja e nisi me gol dhe e përfundoi po me gol takimin me Flamurtarin, por shifrat në përfundim të 95 minutave, përfshirë dhe shtesat, fiksuan shifrat 2-2. Sulmuesi brazilian i vendasve Da Silva shënoi në minutën e 9-të golin e parë për formacioni e Neptun Bajkos. Mirëpo, fundi i pjesës së parë solli golin e barazimit për Flamurtarin, që realizoi me anë të Denis Memës në të 45’. Ndërkaq, talenti vlonjat Hair Zeqiri i ka çuar befasisht shifrat në 1-2 (goli i parë i tij në këtë kampionat me fanellën e Flamurtarit). Talenti tjetër 17-vjeçar i Besëlidhjes, Teodor Përlleshi vendosi ekuilibrat në minutën e 91-të. Shkumbini - Skënderbeu       3 - 1Golat: Qorri 20’ (11-m ), Nora 26’, Dervishi 31’/Shtupina 29’ (11-m)  Shkumbini: Llani, Ndoni (Dabulla 45’), Pashja, Byzhyti, Stojku (Gjata 45’), Qorri (Ismaili 80’), Xhyra, Kuçi, Kacollja, Dervishi, Nora. Trajner: Gugash Magani Skënderbeu: Llapanji, Kepi, Drabaj, Guri, Pashaj, Xhanari (Jakne 55’), Kote, Çipi (Rrapo 78’), Shtupina, Tafxhafa (Vukaj 85’), Meta. Trajner: Renato RrapoKartonë i kuq: Drabaj Gjyqtarë: S. Velçani, D. Rexha, F. LameDeklaroiGugash Maganit (Trajner i Shkumbinit)Trajner i Shkumbinit, Magani është shprehur mjaft i kënaqur pas takimit për tri pikët e fituara me Skënderbeun. “Luanim një ndeshje me ekipin e fundit në tabelë. Megjithatë ne e kishim përgatitur mirë këtë takim dhe mendoj se realizuam siç duhej çdo gjë. Mendoj se kalendari na ka favorizuar disi pasi harxhuam pak energji dhe tashmë mendja jonë do të jetë për takimin e mesjavës kundër Elbasanit për kupë. ”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›