E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Tepelenë dhunohen gjyqtarët

• Takimi në Tepelenë ka përfunduar në një “Vatërlo” të vërtetë, ku të masakruar kanë mbetur gjyqtarët e takimit.Ata janë goditur nga futbollistët vendës, të cilët kanë pretenduar se në fund të takimit u është mohuar një gol. Dhuna ndaj bluzave të zeza ka qenë e ashpër, madje për t’i veçuar ata nga grushtet e futbollistëve vendës është dashur që dikush nga forcat e rendit të shtijë disa herë në ajër me pistoletë. Gjyqtari kryesor Balliu dhe vijërojtësi Deraj janë parë të shtrirë disa herë në tokë, madje në fund janë parë edhe të gjakosur. Përveç futbollistëve, në fushë kanë hyrë edhe civilë. Nga kampi pogradecar pretendojnë që edhe futbollistë të tyre janë goditur. Ekipi i Pogradecit ka qëndruar rreth 15 minuta në fushë për t’u futur në dhomat e zhveshjes dhe nga këto të fundit mundën të largohen vetëm pas një ore. Si shkak për këtë ngjarje të pazakontë për lojën e futbollit u bë një gol i anuluar në minutat shtesë. Gjyqtari Balliu me sa duket e ka quajtur të pavlefshëm topin e dërguar në rrjetë nga vendësit, pasi ka konstatuar një faull ndaj portierit mik, i cili mbeti i shtrirë në tokë. Ky rast u debatua shumë nga vendësit dhe më pas loja vazhdoi. Por në çastin përfundimtar të takimit, kur gjyqtari vërshëlleu tri herë, ndaj tij u zbraz gjithë zemërimi i dhunshëm i futbollistëve tepelenas. Ishte e vështirë të dalloje nga larg se cili prej tyre ishte “flamurtari” më i dhunshëm. Gjithsesi, ashpërsinë e tyre e patën të vështirë ta ndalonin edhe forcat e rendit, që menjëherë u vunë në mbrojtje të gjyqtarëve. Eshtë një rast i pazakontë ky, që kurrë nuk mund të përligjet me anulimin e një goli. Takimi përfundoi 1-1.KATEGORIA E PARË Java e 18-të9 shkurt 2008ERZENI - DAJTI        0 - 1Guri 43’TEPELENA- POGRADECI    1 - 1Gaba 33’ / Molla 38’SOPOTI - BYLIS        0 - 2Asllani 19’, Driza 76’TURBINA - BILISHTI S.    1 – 0Meqemeja 80’ADA - GRAMSHI        3 - 2Mimani 30’, Lini 55’, H. Lika 75’ / Ahmetaj 39’, Uka 87’APOLONIA - SKRAPARI    2 - 0Meto 24’, Liçaj 90’LUSHNJA - LAÇI        1 - 0E. Xhafa 13’TOMORI - NAFTËTARI    1 - 1Fani 18’ / Lena 44’BURRELI - LUFTËTARI    3 - 0Gjokeja 47’, Buna 75’, Ohadiro 90’RENDITJA    F    B    H    Gola        P1. Bylis    12    3    3    34-11        392. Lushnja     11    4    3    27-12        373. Apolonia    11    2    5    29-10        354. Laçi            9    5    4    26-15        325. Ada    9    4    5    25-19        316. Burreli    9    4    5    25-19        317. Turbina          10    1    7    19-17        318. Pogradeci    8    4    6    18-16        289. Bilishti S.    7    3    8    16-17        2410.Sopoti    7    2    9    21-25        2311.Naftëtari    7    2    9    21-28        2312.Dajti    7    3    8    22-16        2413.Skrapari    6    3    9    18-22        2114.Luftëtari    5    5    8    19-23        2015.Erzeni    4    5    9    11-21        1716.Gramshi    5    1    12    18-29        1617.Tomori    4    3    11    13-29        1518.Tepelena    2    4    12    12-41        10

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›