Rregullorja e re e maturës shtetërore
• Miratohet rregullorja e re e Maturës Shtetërore. Javën e ardhshme do të miratohet formulari A1. Maturantët do të kenë 20 ditë kohë për ta plotësuar këtë formular.Pas kësaj, Ministria e Arsimit do të miratojë edhe formularin A2, ku studentët do të shënojnë degën që ata kanë preferuar për të studiuar. Ky formular del më 1 prill dhe maturantët që do të vazhdojnë studimet duhet të plotësojnë dhe ta dorëzojnë atë brenda datës 30 qershor. Sipas rregullores së re, të gjithë personat që kanë kryer shkollat e mesme para vitit shkollor 2005-2006, kanë marrë dëftesë pjekurie dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet në shkollat e larta, do të japin dy provimet me zgjedhje. Ndërkohë për ata nxënës që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit shkollor 2005-2006, por nuk kanë marrë dëftesën e pjekurisë, duhet të japin provime të detyruara dhe me zgjedhje. Gazeta publikon të plotë të gjithë rregulloren e Maturës Shtetërore. Neni 9Komisioni i Maturës Shtetërore pranë DAR-it dhe ZA-së ngrihet deri më 5 Shkurt dhe përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, ku kryetar është drejtori i DAR-it dhe i ZA-së dhe 4 (katër) anëtarë të tjerë, punonjës të këtyre institucioneve që punojnë në sektorët e trajnim-kualifikimit, inspektimit, burimeve njerëzore, këshillimit pedagogjik dhe të statistikës.Drejtori i DAR/ZA, PAP dhe AP, me caktimin në detyra që lidhen me zhvillimin e procesit të Maturës Shtetërore, janë të detyruar të pranojnë ,me anë të një deklarate personale,që nuk kanë fëmijë,nipër/mbesa maturantë të përfshirë në provimet e Maturës në njësinë ku ushtrojnë funksione që lidhen me realizimin e provimeve të kësaj Mature.Neni 10Komisioni i Maturës pranë DAR-it dhe ZA-së kryen këto detyra:10.1 Miraton përbërjen e Komisionit Shkollor të Maturës Shtetërore (KSHMSH).10.2 Koordinon veprimet ndërmjet MASH-it, AVA-s dhe KSHMSH-së.10.3 Pajis KSHMSH-në me dokumentacionin përgatitor për zhvillimin e provimit të Maturës, të miratuar nga MASH-i dhe AVA.10.4 Trajnon anëtarët e KSHMSH-ve sipas detyrave të ngarkuara..10.5 Dorëzon në afat nga AVA në KSHMSH dhe anasjelltas, çdo material të provimit të Maturës në përputhje me këtë Rregullore.10.6 Krijon bazën e të dhënave për plotësimin e dokumentacionit përkatës.10.7 Evidenton dhe cakton mjediset ku zhvillohen provimet e Maturës.10.8 Harton listën e përgjegjësve të administrimit, të administratorëve të provimit e të sekretimit të provimeve të Maturës.10.9. Organizon në mjediset e saj shortin për shpërndarjen në çdo mjedis të provimeve, të çdo përgjegjësi të administrimit të provimeve, të çdo administratori të provimeve dhe sekretimit, 3 (tre) orë para zhvillimit të çdo provimi të Maturës.10.10. Dërgon pranë çdo KSHMSH-je rezultatet e çdo nxënësi/kandidati dhe çdo dokument të përfundimit të Maturës, të dërguar nga AVA.10.10 Shqyrton dhe vendos për shkeljen e çdo rregulli të administrimit të provimit të Maturës, bazuar në informacionin me shkrim të dërguar nga përgjegjësi i administrimit të provimit.10.11 KMSH-ja, 3-5 dite pas mbarimit te çdo provimi, dorëzon në AVA, zyrtarisht, ne fletë dhe kopje elektronike, listën e plotë të emrave te PAP, administratorëve të provimit dhe të sekretimit, për çdo mjedis, të ndarë sipas mjediseve dhe sallave ku ata kane qene administratorë, ku shënohet dhe numri i nxënësve qe ka pasur ne administrim.10.12. KMSH-ja pranë DAR/ZA organizon procesin e këshillimit të nxënësve për plotësimin e formularëve A1, A2 në përputhje me interesat e tyre për përzgjedhjen e shkollave të larta që duan të vazhdojnë.10.13. KMSH-ja pranë DAR-it dhe ZA-së kryen edhe detyra të tjera që dalin në zbatim të kësaj Rregulloreje si edhe udhëzimeve të tjera të dala nga MASH.Neni 11Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore ngrihet deri më 10 Shkurt dhe përbëhet nga 3(tre)-5(pesë) anëtarë, në varësi të numrit të maturantëve të çdo shkolle.Kryetari i këtij komisioni është drejtori i shkollës. Anëtarët e tjerë zgjidhen nga personeli i shkollës. Në këtë komision përfshihet edhe një nga zv.drejtorët e shkollës, nëse ka të tillë.Neni 12Komisioni Shkollor i Maturës Shtetërore kryen këto detyra:12.1 Afishon në mjediset e shkollës të gjitha dokumentet dhe informacionin e nevojshëm për zhvillimin e provimeve të Maturës.12.2 Pajis çdo nxënës me formularin A1 dhe çdo kandidat të interesuar me formularin A2.12.3 Ndihmon dhe sqaron çdo nxënës/kandidat për provimet e Maturës dhe për plotësimin e formularëve A1 dhe A2 . Në përputhje me interesat e tyre për përzgjedhjen e shkollave të larta që duan të vazhdojnë.12.4 Siguron saktësinë e plotësimit të formularëve A1 dhe A2 në tërësi dhe për pjesën që plotësohet nga shkolla,në veçanti.12.5 Merr në dorëzim formularët A1,A2 dhe mandat-arkëtimet që dorëzohen nga çdo nxënës.12.6 Hedh të dhënat e nxënësve në tabelën përmbledhëse të listës emërore të nxënësve që do të marrin pjesë në provimet e detyruara dhe me zgjedhje(tabela T).12.7 Dorëzon në afat në KMSH-në e DAR-it dhe ZA-së formularët A1 dhe A2, të plotësuar prej çdo nxënësi/kandidati, së bashku me tabelën e regjistrimeve.12.8 Shpall listën e nxënësve/kandidatëve që japin provime të detyruara dhe me zgjedhje.12.9 Shpall listën e mjediseve ku do të zhvillohen provimet; informon me shkrim çdo nxënës/kandidat për mjedisin ku do të zhvillohen provimet e Maturës.12.10 Organizon dhe rregullon mjediset/sallat e provimeve 5 (pesë) ditë përpara datës së çdo provimi të Maturës.12.11 Informon KMSH-në në DAR/ZA për numrin e individëve që nevojiten për administrimin dhe sekretimin e provimeve të Maturës, në përputhje me mjediset e caktuara nga KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-së12.12 Plotëson dhe jep dëftesën e përfundimit të shkollës së mesme.12.13 KSHMSH-ja kryen edhe detyra të tjera që dalin gjatë zbatimit të kësaj Rregulloreje si edhe prej udhëzimeve të tjera të dala nga MASH ose AVA.I. PROCEDURAT E PROVIMIT TË MATURËSNeni 13Provimet e Maturës zhvillohen pas përfundimit të procesit mësimor të shkollës së mesme.Neni 1414.1 Provimet e Maturës përbëhen nga provime të detyrueshme dhe me zgjedhje.14.2 Provimet e detyrueshme zhvillohen në ditë të ndryshme.14.3 Provimet me zgjedhje zhvillohen në një ditë.14.4 Provimet me zgjedhje zhvillohen vetëm një herë në vit.14.5 Provimet e Maturës zhvillohen vetëm me shkrimNeni 15Datat e provimeve të Maturës caktohen nga Ministri i Arsimit dhe i Shkencës.Neni 16Provimet e detyruara të Maturës i jep çdo nxënës që ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme dhe ka plotësuar formularin A1.Çdo nxënës mbetës në provimet e detyruara ka të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë (të vjeshtës).Neni 17Çdo nxënës që ka vlerësimin kalues në të dy provimet e detyruara dhe dëshiron të vazhdojë shkollën e lartë, jep edhe provimet me zgjedhje.Nxënësi, i cili është mbetës qoftë edhe në një nga provimet e detyruara të Maturës Shtetërore në sesionin e parë, nuk ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje. Ky nxënës duhet të japë riprovim lëndët e detyruara në sesionin e dytë dhe, në qoftë se i merr ato, ka të drejtë të futet në provimet me zgjedhje vitin e ardhshëm.Neni 18Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, organizon ruajtjen e mjediseve të provimeve dhe të AVA-së.II. PROCEDURA E PËRGATITJES SË TESTEVE NGA AVAIII. PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR PROVIMET E MATURËSNeni 20MASH miraton deri më datë 10 Shkurt:20.1 Formularin A1 (të dhënat e kandidatit dhe kërkesa e tij për provimet e lëndëve me zgjedhje).20.2 Udhëzuesin e formularit A1.20.3 AVA dërgon në KMSH-në e DAR-it dhe ZA-së formularët A1 , udhëzuesit për ta dhe modelin për përmbledhjen e të dhënave nga formularët A1. KMSH-të e DAR-ve dhe ZA-ve i dërgojnë ato në KSHMSH-të deri më 20 Shkurt.Neni 21MASH miraton deri më datë 1 Prill:21.1 Formularin A2 (të dhënat e nxënësve që kanë marrë provimet e detyruara, me notën mesatare dhe përzgjedhjen e degëve të shkollave të larta ku dëshiron të studiojë).21.2 Udhëzuesin e formularit A2.Kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në shkollat e larta duhet të plotësojnë edhe formularin A2 ,brenda datës 30 Qershor dhe ta dorëzojnë atë në KSHMSH.Neni 22Çdo nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme, pavarësisht nëse jep apo jo provimin me zgjedhje, plotëson dhe dorëzon formularin A1 në KSHMSH-në e shkollës ku ai mëson,brenda datës 10 Mars.Formularët e plotësuar dërgohen zyrtarisht nga KSHMSH e shkollës në KMSH-në e DAR-it dhe ZA-së brenda datës 25 Mars,së bashku me fotokopjen e tabelës së regjistrimeve dhe me tabelën e plotësuar përmbledhëse së të dhënave të formularëve.KMSH-të e DAR-ve dhe ZA-ve hartojnë mbi këtë bazë listat e plota me të dhënat e të gjithë kandidatëve,sipas modelit të dërguar nga AVA, dhe i dërgojnë ato zyrtarisht dhe në formë elektronike,të ndara sipas shkollave, së bashku me formularët e plotësuar,në AVA, brenda datës 31 Mars. Neni 23Të gjithë personat që kanë kryer shkollat e mesme para vitit shkollor 2005-2006, kanë marrë Dëftesë Pjekurie dhe dëshirojnë të vazhdojnë studimet në shkollat e larta,do të japin dy provimet me zgjedhje. Regjistrimi për provimet me zgjedhje do të bëhet:a) Në shkollat ku këta persona kanë kryer shkollat e mesme.b) Në KMSH të DAR-it apo ZA-së, ku ka figuruar shkolla e mesme, nëse shkolla e mesme apo profili i shkollës së mesme që kanë kryer është mbyllur. Në këtë rast, këta persona paraqesin në këtë KMSH dokumentet e mëposhtme:1 Vërtetimin që ka mbaruar shkollën e mesme, i shoqëruar me notat e 4 (katër) ose 5 (pesë) viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës përkatëse, bazuar në regjistrin themelor (amza).2 Kopje të noterizuara të dëftesës së pjekurisë.3 Një kopje të dokumentit të identifikimit të noterizuara, (pasaportë) ose certifikatë lindjeje me fotografi, lëshuar jo më vonë se tre muajt e fundit.4 Kërkesën me shkrim për dhënien e provimit me zgjedhje.KMSH i DAR-it apo ZA-së cakton shkollën e mesme ku këta persona do të plotësojnë formularët A1 dhe A2 dhe do të japin provimet me zgjedhje. KMSH i DAR-it apo ZA-së përcakton për këta nxënës, në bazë të dokumenteve të paraqitura, notën mesatare të viteve të shkollimit si edhe notat e provimeve të detyruara D1 e D2 dhe ia përcjell ato zyrtarisht shkollës ku i cakton.Neni 24Çdo nxënës që ka mbaruar shkollën e mesme para vitit shkollor 2005-2006, por NUK ka marrë dëftesën e pjekurisë, jep provime të detyruara dhe me zgjedhje. Ai plotëson dhe dorëzon Formularin A1 në shkollën ku e cakton KMSH i DAR-it dhe ZA-së përkatëse, pasi ka paraqitur tek ato dokumentet e mëposhtme:1. Vërtetimin që ka mbaruar shkollën e mesme, të shoqëruar me notat e 4 (katër) ose 5 (pesë) viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës përkatëse, bazuar në regjistrin themelor (amza).2. Një kopje të dokumentit të identifikimit të noterizuar, (pasaportë) ose certifikatë lindjeje me fotografi, lëshuar jo më vonë se tre muajt e fundit.3. Kërkesën me shkrim për dhënien e provimeve.Neni 25Të gjithë nxënësit që në vitet shkollore 2005-2006 dhe 2006-2007 dhanë vetëm provimet e detyruara,por jo provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, për t’u regjistruar në degët e shkollave të larta publike këtë vit duhet të japin provimet me zgjedhje,pranë shkollave të mesme ku kanë dhënë provimet e detyruara. Për këtë ata duhet të bëjnë kërkesë pranë KMSH të DAR/ZA përkatëse, duke paraqitur Dëftesën origjinale të Pjekurisë.Neni 26Të gjithë nxënësit që në vitet shkollore 2005-2006 dhe 2006-2007 dhanë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore dhe nuk janë regjistruar në asnjë nga degët e shkollave të larta publike,për t’u regjistruar në këto shkolla këtë vit duhet të rijapin provimet me zgjedhje,pranë shkollave të mesme ku kanë dhënë provimet e detyruara. Për këtë ata duhet të bëjnë kërkesë pranë KMSH të DAR/ZA përkatëse, duke paraqitur Dëftesën origjinale të Pjekurisë.Neni 27KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-së, pas verifikimit të dokumentacionit dhe kërkesës së çdo nxënësi/kandidati, të parashikuara në nenet 23, 24, 25, 26 cakton shkollën ku nxënësi/kandidati regjistrohet për provimet e Maturës dhe e informon atë me shkrim.KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-së dërgon në KSHMSH dokumentacionin e çdo nxënësi/kandidati, të parashikuara në nenet 23, 24, 25, 26.KSHMSH-ja pas marrjes së njoftimit zyrtar dhe dokumentacionit përkatës, merr masa për regjistrimin e çdo nxënësi/kandidati, të parashikuara në nenet 23, 24, 25, 26.Neni 28Çdo kandidat, i parashikuar në nenet 22, 23, 24, 25, 26, që jep provimin me zgjedhje, paguan tarifën e Maturës Shtetërore, në mënyrë individuale, sipas udhëzimit të posaçëm që dërgon MASH. Pagesa kryhet para se të dorëzohet i plotësuar formulari A2.Neni 29Regjistrimi i çdo kandidati për provimin me zgjedhje, parashikuar në nenet 23, 24, 25, 26, 27, konsiderohet i plotë, në qoftë se krahas plotësimit me saktësi të çdo të dhëne të kërkuar, formularit A2 i bashkëngjitet mandatarkëtimi origjinal që vërteton pagesën e tarifës së Maturës Shtetërore. Formulari A2 pranohet vetëm i shoqëruar me mandat-arkëtiminNeni 30Në qoftë se për arsye të ndryshme kandidati NUK merr pjesë në provimin me zgjedhje për të cilin ka bërë pagesën, kjo e fundit NUK kthehet.Neni 31 Formularët A1 , A2 dhe tabela përmbledhëse T konsiderohen të plotësuar, kur në to janë hedhur të gjitha të dhënat që duhet të plotësojë nxënësi dhe shkolla. Pas plotësimit secilit formular i bëhet një fotokopje që mbahet e protokolluar në drejtorinë e shkollës.Neni 32KSHMSH-ja dërgon zyrtarisht në KMSH-në e DAR-it dhe ZA-së formularët A2, të plotësuar sipas nenit 29,si edhe tabelën e regjistrimeve, brenda datës 2 korrik. KMSH-ja e DAR-it dhe ZA-së, pasi bën verifikimet përkatëse, i dërgon formularët,ndarë sipas shkollave, së bashku me tabelat e regjistrimeve, zyrtarisht me shkresë përcjellëse në MASH, më 11 korrik.Neni 33 33.1. Nxënësit shqiptarë që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit, kanë të drejtë të vazhdojnë studimet e larta në Republikën e Shqipërisë .Nxënësit që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë shtetit dhe që nuk kanë dhënë provimet ekuivalente me Maturën Shtetërore (provimet me detyrim D1 dhe D2 dhe ato me zgjedhje Z1 dhe Z2), për t’u pranuar në shkollat e larta publike duhet të japin provimet me zgjedhje.33.2. Me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, pranë MASH ngrihet një Komision i Posaçëm për të shqyrtuar kërkesat e kësaj kategorie.33.3. Nxënësit e përmendur në pikën 1 të këtij Udhëzimi, paraqesin pranë këtij Komisioni këto dokumente: 1. Kërkesën me shkrim për të vazhduar shkollën e lartë publike. 2. Dëftesën origjinale me notat e mbarimit të shkollës së mesme, të përkthyera dhe të noterizuara. 3. Pasaportë ose Certifikatë lindjeje me fotografi. 4. Paraqitja e dokumenteve bëhet nga data 1 deri 15 prill 2008. 33.4 Komisioni, pasi njeh vlefshmërinë e dëftesës shkollore, përcakton mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur nëse provimet e dhëna që figurojnë në këtë dëftesë janë ekuivalente me Maturën Shtetërore.33.5 Për nxënësit e përmendur në pikën 1, për të cilët Komisioni vlerëson se dokumentet shkollore të tyre nuk dëshmojnë për dhënien e provimeve ekuivalente me Maturën Shtetërore, ky komision përllogarit notën mesatare të viteve të shkollimit dhe notat e provimeve të detyruara D1 dhe D2. Këto nota Komisioni ia përcjell zyrtarisht KMSH-së DAR/ZA-ve, ku nxënësi ka vendbanimin, deri në datën 30 prill 2007. KMSH e DAR/ZA-ve cakton shkollën ku kandidati do të kryejë provimet me zgjedhje dhe ku do të plotësojë formularët A1 dhe A2, duke i përcjellë kësaj shkolle dhe notat që ka përcaktuar Komisioni i Posaçëm.33.6 Formularët A1 të plotësuar nga nxënësit për të cilët bën fjalë ky nen dorëzohen zyrtarisht si edhe në formë elektronike në AVA,së bashku me përmbledhësen e të dhënave të nxënësve, brenda datës 5 Maj.