Elbasani, në kërkim të një qendërmbrojtësi
Klubi verdheblu kërkon përforcime në repartin difensiv
Ekipi i Elbasanit ësh
të vënë në lëvizje për
të gjetur një qendër-mbrojtës. Mungesat në repartin difensiv kanë bërë që presidenca e skuadrës verdheblu të nisë kontaktet me qëllim gjetjen e një mbrojtësi. Lajmi është bërë i ditur nga burime brenda klubit ku mësohet se drejtuesit kanë nisur bise-dimet me disa menaxherë të futbollit, kryesisht maqedonas dhe kroatë. Verdheblutë kërkojnë një lojtar me eksperiencë, me të dhëna shumë të mira, që të jetë lider në këtë repart. Sipas informacioneve të marra as Alban Muca dhe as Elmazi, ish-lojtari i skuadrës së Apolonisë, nuk kanë bindur stafin teknik për një vend në skuadër. Deri tani këtë rol e ka luajtur Daniel Ramazani, por mesa duket peqinasi i mbrojtjes verdheblu mund të zhvendoset në krah në sezonin e ardhshëm, nëse ai do të vazhdojë që të jetë pjesën e ekipit. Ekziston një mundësi që lojtari ta braktisë Elbasanin, pasi ai ka marrë ofertë nga Apolonia, e cila sivjet luan në Kategorinë e Parë. Burime nga presidenca verdheblu pohojnë se gjatë fillimit të javës së ardhshme tek Elbasani pritet të mbërrijnë dy lojtarë të huaj. Ata janë nga Maqedonia dhe aktivizohen në pozicionin e qendërmbrojtësit. Përveç tyre, një futbollist tjetër pritet nga Kroacia. Ai është aktivizuar në Kategorinë e Dytë. Stafi ka informacion për lojtarin dhe sipas të gjitha gjasave ai mund të jetë kandidati numër 1 për të nënshkruar me skuadrën e Elbasanit. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë në fushën e lojës, pasi këta tre futbollistë të kenë mbërritur për provë tek skuadra e drejtuar nga Krenar Alimehmeti. Ndërkohë, java e ardhshme në ekipin e Elbasanit pritet të ketë zhvillime të rëndësishme, siç mund të përmendim nënshkrimin e kontratave të reja me lojtarët.