Tomori, gati rikthimi i donatorit Dyrmishi
Burime të sigurta konfirmojnë se trajneri i ri i skuadrës beratase do të jetë lushnjari Ilir Gjyla
Vazhdon telenovela “Ali Dyrmishi”. Përpara dy javësh, u duk fakt i kryer ardhja e tij në krye të presidencës beratase, e madje u bënë edhe afrimet e duhura që nga stafi teknik e deri edhe tek lojtarët, të cilët do të ishin pjesë e ekipit të Tomorit për sezonin e ri futbollistik. Arriti deri aty sa u përcaktua edhe vendi ku do të zhvillohej faza përgatitore, që ishte Serbia. Mirëpo, në momentin e fundit kur edhe tifozët kishin bërë gati buqetat me lule për të pritur presidentin e tyre të ri, së bashku me stafin teknik e lojtarët, vjen edhe lajmi bombë, që Dyrmishi largohet nga Tomori. Arsyeja kishte të bënte me presionet që i ishin bërë për t’u tërhequr nga drejtimi i klubit. Lajmi u përjetua shumë keq nga futbollistët e tifozët, por edhe nga drejtuesit e pushtetit vendor. Madje edhe kryetari i Bashkisë, Nasufi, u befasua nga kjo lëvizje e biznesmenit. Ndërkohë, futbollistët filluan të kërkojnë ekipe të tjera dhe tifozët filluan protestat para bashkisë, e cila duhet të zgjidhë problemet e ekipit. Por heshtja është thyer sërish para dy ditësh, kur disa nga futbollistët janë njoftuar nga trajneri Përparim Daiu se Dyrmishi do të jetë sërish president i Tomorit. Lojtarët që janë telefonuar nga Daiu janë kryesisht futbollistë pa ekip. Ndërkohë, që kryetari i Bashkisë, Nasufi, gjatë një prononcimi në “Panorama Sport” është shprehur i habitur për largimin e Dyrmishit.
Klidion Gozhina