E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani, rikthehet Stojku, djali plangprishës

Gentian Stojku është emri surprizë i merkatos dimëore së Elbasanit, pak ditë pas hapjes zyrtare të saj, duke regjistruar edhe përforcimin e parë të verdhebluve. Futbollisti i njohur për grushtin ndaj Dushkut të Teutës (u gjobit nga disiplinori i FSHF-së me 100 mijë lekë, plus katër javë pezullim) gjatë 17 javëve të para të sezonit laujti me Shkumbinin, por krijoi jo pak probleme kur kishte nënshkruar dy kontrata njëherësh si me Elbasanin ashtu dhe me skaudrën peqinase, duke mos përmendur faktin se parimisht kishte rënë dakord edhe me Tiranën, duke e braktisur atë në rrugës duke shkuar për në Strugë të Maqedonisë. Fillimisht Stojku u federua zyrtarisht me Elbasanin, por pas grindjes me tifozët elbasanas lojtari shumërolësh u regjistrua në Sektorin e Garave të FSHF-së me Shkumbinin, për të cilin shënoi gjatë pjesës së parë të sezonit 6 gola. Sulmuesi elbasanas Klevis Dalipi, i cili aktivizohet me Shkumbinin, i ktheu përgjigje negative presidentit Laze duke mbetur te skuadra e Gugash Maganit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›