Zbori i Antalias, lista zyrtare nesër

Lista e Kombëtares alternative (ajo B) që do t'i drejtohet Antalias së Turqisë në zborin e parë të organizuar nga trajneri holandez, Ari Han, edhe pse pritej të zbardhej sot, do të bëhet publike nesër. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i FSHF-së, Lusjen Nurishmi. Gjithsesi emrat e parë janë bërë publikë nga shtypi, nisur edhe nga kërkesat që FSHF ka bërë pranë klubeve. Nga Partizani janë katër lojtarë: Tefik Osmani, Blendi Shkëmbi, Paulin Dhembi e Elis Bakaj. Nga Vllaznia janë thirrur Vioresin Sinani, Xhevair Sukaj e Gilman Lika.