E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani, shpallen sot mandatet

 

KQZ pritet të shpallë mandatet e qarkut të Elbasanit, ku dy koalicionet janë ndarë në mandate të barabarta, 7 me 7 deputetë PS dhe PD. Kryekomisioneri Ristani bëri të ditur se sot do të shqyrtohet ndarja e mandateve për këtë qark. Ndërsa pritet të shqyrtohet mbi ankimimet e Beratit dhe të Shkodrës, socialistët kanë kontestuar edhe qarkun e Tiranës. Ndërsa demokratët kanë kontestuar qarkun e Beratit dhe të Shkodrës. Këkesa e PS-së për Shkodrën është vlerësimi i të gjithave votave, pra hapjen e kutive në të gjitha qarqet e vendit. Ndërsa për qarkun e Beratit, përveç PS-së dhe PD-së, janë edhe dy partitë e tjera që kanë kontestimet e tyre, PR-ja dhe G99.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›