E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranohen fletët me vetëm një vulë

 

Të majtët në KQZ nuk kanë dhënë konsensusin e tyre në lidhje me kutitë e Ruzhdies, në të cilën rezultonin 349 fletë votimi me një vulë, dhe rreth 200 kuti votimi me një vulë dhe me një firmë të anëtarit të PSD-së. Të majtët në KQZ ngritën pretendimin se është kërcënuar me armë dhe kërkonin mos marrjen në konsideratë të kutisë. Ndërsa nënkryetarja Subashi tha se “personalisht do të votoj kundër njohjes së këtyre fletëve të votimit”. Ndërsa anëtarët e djathtë kërkuan njohjen e kutive të votimit. Ristani ishte pro këtyre fletëve të votimit, duke e cilësuar si shprehje të zgjedhësve. Por të djathtë dhe të majtë janë ndarë në 4 me 3 në votimin final.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›