E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS merr mandatin e 9 në Fier

 

BLEDAR HOTI

Pas numërimit të 8 kutive të votimit, Partia Socialiste merr mandatin e nëntë të deputetit në qarkun e Fierit, duke e lënë me 7 deputetë koalicionin e PD-së, “Aleanca e Ndryshimit”. Pas 8 orë numërimi të 8 QV për katër KZAZ në qarkun e Fierit, socialistët duket se kanë siguruar tashmë mandatin e 9-të, duke bërë Pirro Lutaj të jetë përfaqësues në Kuvendin e ardhshëm. Ndërsa janë përfshirë edhe tabelat e rezultateve të dy QV-ve me numër 3185 dhe 3188 të KZAZ numër 19 të Fierit, të zonës së Libofshës, nga ku PS-ja ishte shumë përpara me vota kundrejt PD-së. Në totalin e të gjitha qendrave të votimit të vlefshme, 485 nga 488 që janë gjithsej rezulton që koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” të ketë 71.239 vota, ndërsa koalicioni “Bashkimi për Ndryshim” të ketë 91.752 vota. Diferenca ndërmjet dy koalicioneve shkoi 20.513 vota. Pa këto 10 qendra votimi rezultonte se “Aleanca e Ndryshimit” të kishte 69.784 vota, ndërsa “Bashkimi për Ndryshim” të kishte 89.581 vota. Partia Socialiste së bashku me votat e aleatëve në total në numërimin e 10 qendrave të votimit shkoi 2171 vota, ndërsa Partia Demokratike së bashku me votat e aleatëve mori 1455 vota plus. Pikërisht diferenca prej 716 votash bëri që PS-ja të merrte mandatin e deputetit, një kohë kur i mjaftonin 145 vota të dilte përpara demokratëve. Mandatin e tetë PS-ja e merr me një herës prej 11.469 vota. Ndërsa ditën e pardjeshme, PD-ja kishte mandatin e deputetit të shtatin me 9969 vota. Kështu me këtë ndarje të re rezulton që qarku i Fierit të ndahet me 9 deputetë koalicioni i PS-së, 6 deputetë koalicioni i PD-së dhe një deputet e merr koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim”. Pas mbylljes së procesit të numërimit të 8 kutive të votimit, kreu i KQZ-së, Arben Ristani bëri të ditur se vendimi për shpalljen e rezultatit për qarkun e Fierit do ta merrte ditën e sotme, duke kërkuar që administrata të bëjë përllogaritjet mbi tabelat përfundimtare. Sot në orën dhjetë, KQZ-ja pritet të bëjë publike shifrat zyrtare. Të pranishëm në procesin e numërimit të votave kanë qenë Pirro Lutaj, së bashku me deputetin tashmë të zgjedhur Albert Çaçi. Pas mbylljes së procesit të numërimit të votave, Lutaj deklaroi për median se “me këtë proces të numërimit të votave u vendos në vend vullneti i zgjedhësve të Fierit”. Ai më pas ka shtrënguar duart dhe me anëtarët e KQZ-së, të cilët e kanë uruar për marrjen e këtij mandati. Në total koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” e udhëhequr nga PD-ja shkon në 70 deputetë. Ndërsa koalicioni i udhëhequr nga PS-ja, “Bashkimi për Ndryshim”, shkon në 66 deputetë. “Aleanca Socialiste për Integrim”, e drejtuar nga LSI-ja ka 4 deputetë. Heqja e mandatit të koalicionit të PD-së, bën që PDI-ja të humbasë një deputet në qarkun e Fierit dhe të përfaqësohet vetëm me atë në qarkun e Vlorës. KQZ-ja pas 14 ditësh nga përfundimi i zgjedhjeve i ka dhënë fund asaj që mund të quhej edhe si “patate e nxehtë” e politikës shqiptare, numërimit të votave të Fierit. Partia Socialiste kishte kërkuar me forcë numërimin e të gjithave kutive të votimit, duke paralajmëruar se në rast të mos marrjes në konsideratë të kësaj kërkesë, si kundërvënie do të niste protestat. Për këtë çështje u involuan dhe përfaqësues të faktorit ndërkombëtar, të cilët kërkuan zgjidhjen e shpejtë të saj. I tillë ishte edhe takimi i ambasadorit të SHBA-së, Uidhers, i cili tre ditë më parë zhvilloi një takim me kryekomisionerin Arben Ristani, një orë përpara se të diskutohej për hapjen e kutive të qarkut të Fierit.

ndarja e mandateve ne fier

Nr.    Subjekti    Vota       1       2       3       4       5       6       7       8       9   
        në total

1    Koalicioni PS    91752    91752    45876    30584    22938    18350    15292    13107    11469    10195   
2    Koalicioni PD    71239    71239    35620    23746    17810    14248    11873    10177    8905    7915   
3    Koalicioni LSI    11449    11449    5725    3816    2862    2290    1908    1636    1431    1272   

Në tabelë është bërë ndarja e mandateve të deputetëve për qarkun e Fierit, pas numërimit të 10 kutive të fundit në KQZ. Ndarja bëhet sipas formulës së “De Honti”. Me të zeza janë shënuar numri i votave, me anë të të cilave koalicionet marrin një mandat deputeti. Pas numërimit të 10 kutive të fundit, Koalicioni i PS arriti të merrte mandatin e nëntë në Fier, që i takon deputetit të ri Pirro Lutaj. Ndërsa Koalicioni i PD humbi mandatin e deputetit të shtatë. Diferenca, që sipas formulës së “De Honti” i mori mandatin e shtatë Koalicionit të PD, është vetëm 157 vota. Në rast se Koalicioni i PD do të shtohej me 157 vota, atëherë, rezultati do të ishte 9 koaliconi i PS, 7 koalicioni i PD dhe 1 Koaliconi i LSI.

Vendimet e KQZ

KZAZ numër 18/Bashkia Fier

Qendra Votimit  3006

Aleanca e Ndryshimit
187 vota

PD     135 vota
ADS     1  votë
PBK    1 votë
PBKD     1 votë
PDMR     10 vota
FA     1 votë
PDI     35 vota
PR     1 votë

“Bashkimi për
Ndryshim” 312 vota

PS     301 vota
PBDNJ     1 votë
G99     3 vota
PSD    7 vota

“Aleanca Socialiste për Integrim” 23 vota

LSI     22 vota
PSV     91 1 votë

Qendra e Votimit  3017

“Aleanca e Ndryshimit” 125 vota

PD     94 vota
AD     1 votë
BLD     1 votë
PLL     11 vota
PDI     15 vota
PR     3 vota

“Bashkimi për Ndryshim” 134 vota
PS     124 vota
PBDNJ     1 votë
G99      9 vota

“Aleanca Socialiste për Integrim” 17 vota

LSI     15 vota
PSV     2 vota

Qendra e Votimit 3027

“Aleanca e Ndryshimit”
106 vota

PD     88 vota
AD     3 vota
PAA     3 vota
PBK     2 vota
PLL     2 vota
PDI     4 vota
PR     4 vota

“Bashkimi për Ndryshim” 252 vota

PS     234 vota
PBDNJ     6 vota
PDS     2 vota
G99     3 vota
PSD     7 vota

“Aleanca Socialiste për Integrim” 20 vota

LSI     14 vota
PSV’91     6 vota

KZAZ numër 19/
Patos-Roskovec

Qendra e Votimit 3116

“Aleanca e Ndryshimit”
108 vota
PD     94 vota
PAA     3 vota
PMIE     1 votë
PBK     6 vota
PDI     4 vota

“Bashkimi për Ndryshim” 319 vota

PS     306 vota
PDS     5 vota
PSD     8 vota

“Aleanca Socialiste për Integrim” 50 vota

LSI     48 vota
LDNJL     1 votë
PSV ’91    1 votë

Qendra e Votimit 3122

“Aleanca e Ndryshimit”
95 vota

PD     77 vota
ADS     3 vota
PDERE     2 vota
PR     13 vota

“Bashkimi për Ndryshim” 120 vota

PS     115 vota
PBDNJ     3 vota
PDS     2 vota

“Aleanca Socialiste për Integrim” 16 vota

LSI     16 vota

Qendra e Votimit 3052

“Aleanca e Ndryshimit”
475 vota

PD     427 vota
PAA     7 vota
PMIE     12 vota
ADS     1 votë
PDI     2 vota
PR     26 vota

“Bashkimi për
Ndryshim” 33 vota

PS     21 vota
PDS    4 vota
G99     1 votë
PSD     7 vota

“Aleanca Socialiste për Integrim” 3 vota

LSI     3 vota

KZAZ numër 20/Libfoshë-Fier

Qendra e Votimit 3197

“Aleanca e Ndryshimit”
51 vota

PD     44 vota
AD     3 vota
BLD     1 votë
PAA     1 votë
PBK     1 votë
PR     1 votë

“Bashkimi për Ndryshim”  113 vota

PS     108 vota
PDS     2 vota
G99     2 vota
PSD     1 votë

“Aleanca Socialiste për Integrim” 73 vota
LSI     72 vota
LDNJL     1 votë

Qendra e Votimit 3185

“Aleanca e Ndryshimit”
78 vota
“Bashkimi për Ndryshim” 200 vota
“Aleanca Socialiste për Integrim” 79 vota

Qendra e Votimit 3188

“Aleanca e Ndryshimit” 93 vota
“Bashkimi për Ndryshim” 327 vota
“Aleanca Socialiste për Integrim” 81 vota

KZAZ 22 /Lushnjë

Qendra e Votimit  2919

“Aleanca për Ndryshim” 137 vota

PD     116 vota
PAD     7 vota
ADS     1 votë
FA     1 votë
PLL     9 vota
PR     3 vota

“Bashkimi për Ndryshim” 361 vota

PS     354 vota
PDS     2 vota
G99     1 votë
PSD     4 vota

“Aleanca për Socialiste për Integrim” 10 vota
LSI     10 vota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›