E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetari Ristani bashkon votat me të majtët për QV 3006

 

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, ka bashkuar votat me anëtarët e majtë për të pranuar votat e cilësuara si të papranueshme, 315 votat e kontestura nga ana e KZAZ-së numër 18 në Fier. Kutia e parë e numëruar në KQZ, me numër QV-ve 3006 ka qenë objekt i diskutimit mes 7 anëtarëve. Shkak i këtij debati është bërë cilësimi i disa prej fletëve të votimit si të kontestuara nga të dyja kampet. Shkak i kësaj ka qenë kontestimet e ashpra të dy anëtarëve të djathtë, Vera Shtjefni dhe Hysen Osmanaj, të cilët kërkuan shpalljen e pavlefshme të kutisë së votimit, për shkak se mbi 50% e fletëve të votimit cenojnë në formë dhe në përmbajtje. Nga konstatimi i kryer rezultoi se nga 135 vota të PD, kontestoheshin 89 gjithsej, ndërsa nga 301 vota që ishin për këtë subjekt kontestoheshin 226. “Rezulton se një fletë e votimit në listën e zgjedhësve janë 556 votues, ndërsa numri i fletëve të votimit është 556 gjithsej, janë mbi 50% e fletëve të votimit nuk janë sipas Kodit Zgjedhor, janë të dëmtuara. Unë them se duhet ta vlerësojmë një kuti të tillë si jo të rregullt”, tha Osmanaj. Ndërsa anëtarja tjetër Vera Shtjefni u shpreh prerazi se ishte kundër njohjes së këtyre votave dhe do ta votonte kundër. Përfaqësuesit e PD-së në KQZ, u shprehën kategorikisht marrjes në konsideratë të këtyre kutive të votimit. Por ndërhyrja e kryekomisionerit, Arben Ristani, ka sheshuar polemikat ndërmjet anëtarëve të KQZ-së. Ai hodhi për votim nëse do të merreshin në konsideratë këto fletë. Vetë Ristani ka votuar pro njohjes së këtyre fletëve, duke u bashkuar me qëndrimin e anëtarëve të majtë në KQZ, Subashi, Varfi dhe Lazaj. Ndërsa tre anëtarët e maxhorancës Zguri, Shtjefni dhe Osmanaj votuan kundër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›