E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elefanti ita tremb Polonine

Elefanti Çita nuk doli mirë me skedinat në ndeshjen e dytë të Polonisë në Euro 2012, por gjithsesi iu dha një tjetër shans. Veçse, parashikimi i radhës është tronditës për polakët, pasi kafsha e pafajshme shkoi dhe vendosi shenjat “X”, pra barazim dhe “1”, pra fitore të Republikës Çeke.
Dy ekipet luajnë në orën 20:45 në stadiumin “Municipal” të Vrocllavit, në po të njëjtën orë me ndeshjen tjetër të Grupit A, mes Greqisë e Rusisë. Polakët e trajnerit Zhmuda kanë nevojë jetike për fitore nëse duan të kalojnë në çerekfinale, çdo rezultat tjetër do të ishte fatal për ta.
Por, elefanti është elefant dhe të paktën nuk di të mbajë me hatër, edhe pse ushqehet me mollët e Polonisë, në kopshtin zoologjik të Krakovit të famshëm.
Ajo shkon tek mollët para shenjës “X”, barazim, dhe pastaj tek ato të shenjës çeke. Drejtori i kopshtit zoologjik të Krakovit, Jozef Skotnicki, me të drejtë ka rezerva. “Dy herët e para ajo u tregua e saktë, pastaj iu afrua rezultatit të saktë, por gaboi, veçse këtë herë ne të gjithë duam që të dalë një rezultat tjetër. Ndoshta, ajo e ka gabim”.
Pa dashje, kafsha e madhe ka bërë shumë armiq, veçse për fat futbolli nuk është aq i rëndësishëm sa të hakmerren ndaj saj. Me të kaluar epidemia e Europianit, fëmijët e Krakovit do të vijnë në kopsht për t’u kënaqur me të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›