E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruset pushtojne Varshaven

Autoritetet polake presin deri në 20 mijë tifozë rusë që të udhëtojnë drejt Varshavës, me bileta në dorë për ndeshjen e fundit të grupit A kundër Greqisë, që do të luhet të hënën. Ky është dyfishi i numrit të fansave që ndodheshin në këtë qytet për përballje e ndezur me Poloninë, që u karakterizua nga incidentet dhe dhuna e huliganëve përpara dhe pas ndeshjes.
Megjithë dyndjen e tifozëve rusë, zyrtarët në Varshavë kanë bërë të ditur se masat e sigurisë do të jenë të mjaftueshme që të mos përsëriten përplasjet e së martës, ku u regjistruan konflikte ndërmjet huliganëve polakë me ata rusë dhe me policinë, ndërsa forcat e rendit u detyruan të hidhnin gaz lot-sjellës dhe të qëllonin me plumba gome.
Prej incidenteve rreth stadiumit dhe në një prej zonave të tifozëve në qendër të varshavës u arrestuan 184 persona, 156 prej të cilëve polakë, dhe pjesa më e madhe e të tjerëve rusë.
Kreu i kompanisë organizatore të Euro 2012 në Poloni, Marsin Herra bëri të ditur se sfida Rusi-Greqi kërkon më tepër siguri se takimet e tjera. “Nga këndvështrimi ynë, ndeshja Rusi-Greqi kërkon më tepër siguri dhe përgatitje logjistike për të garantuar mbarëvajtjen. Polocia po analizon me kujdes të gjithë informacionin, sepse presin jo më pak se 20 mijë tifozë rusë, pasi deri më tani ata kanë blerë 19 mijë e 870 bileta”, nënvijëzoi Herra.
Për të garantuar më shumë mbrojtje për qytetarët rusë, në Varshavë ndodhet Mikhail Fedotov, këshilltar personal i presidentit Vladimir Putin, që gjatë një takimi me ministrin e brendshëm polak ka vlerësuar sjelljen e policisë lokale. Në anën tjetër, federata ruse ka dënuar dhunën e tifozëve të saj, ndërsa ka konfirmuar se do ta apelojë vendimin e UEFA-s për 120 mijë euro gjobë dhe 6 pikë penalizim në kualifikueset e Euro 2016 nëse përsëriten incidente.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›