E Diel, 1 Nëntor 2026

Elektra: “Nuk shkoj me taka në palestër”



Aktorja seksi, Karmen Elektra, ka kuptuar se shpenzon shumë kohë duke u veshur me rroba të bukura dhe bikini për të bërë fotografi dhe për skena filmike, ndërkohë që njerëzit shumë rrallë e shohin atë të veshur normalisht. “Njëra nga idetë e gabuara për mua është se njerëzit mendojnë se shëtis rrugëve me minifunde dhe taka të larta vazhdimisht, dhe shkoj me taka në palestër...“Kur njerëzit më shohin të veshur normalisht, ata nuk mund ta besojnë një gjë të tillë. Është diçka vërtet e çuditshme”,- thotë aktorja, e cila pranon se nganjëherë as ajo nuk e njeh veten kur është e veshur në stilin e Tara Patrik(emri i vërtetë i bukuroshes).

Mendes krenare për reklamën

Eva Mendes është e kënaqur që reklama e saj provokuese për parfumin e ri të Calvin Klein ka shkaktuar aq shumë tronditje duke thënë se vëmendja të cilën e ka tërhequr ky xhirim e bën atë krenare për trupin e saj. “Më bën më shumë krenare. Po të kishte qenë për ndonjë firmë të zakonshme nuk do ta kisha bërë pasi është rrezik për karrierën. Mirëpo të bësh një reklamë të tillë për kompaninë ikonike Calvin Klein, është diçka e veçantë”,- ka shpjeguar aktorja. Reklama e cila paraqet aktoren të zhveshur në pjesën e sipërme, ishte konsideruar si “tepër seksi për të dalë në televizion”, kështu që shumë rrjete televizive kishin refuzuar ta shfaqnin atë.

Eralda Hitaj në “Vogue”

Modelja dhe “Miss Albania of Universe”, Eralda Hitaj, është imazhi i ri, në fushatën publicitare të orës “Rolex”. Reklamat me Eralden gjenden në disa prej revistave më të njohura në botë, përfshirë këtu dhe edicionet e Vogue të Francës dhe Indisë.
Sipas “Albaniac.com”, revistat mund tё gjenden kudo në Amerikë dhe Europës, ndërsa fotografia është realizuar nga fotografi i njohur kosovar, Fadil Berisha.

29 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›