Tuna fejohet me vëllain e Bertanit
Këngëtarja nga Maqedonia Tuna lidhjen e saj me Merti Asllanin e ka kurorëzuar me fejesë. Ditë më parë çifti i cili ripërtëriu lidhjen e shkëputur prej kohësh ndërroi unazat. Nuk është folur për një martesë të mundshme megjithatë duket se lidhja mes tyre sa vjen forcohet më shumë. Merti Asllani është vëllai i këngëtarit tjetër nga Maqedonia, Bertan Asllani. Merti dhe Bertani janë udhëheqës të audio dhe video produksionit MBA, i cili tashmë ka realizuar videoklipin më të ri të Tunës, “Inati”. Me këtë këngë Tuna në versionin e parë të saj në gjuhën maqedonase “Prashuvam bez Glas”, ishte konkurruese në festivalin maqedonas i cili përzgjedh këngën përfaqësuese të Maqedonisë për “Eurosong”.
Nikol shkruan këngë për Hamilton
Këngëtarja e grupit “Pussycat Dolls”, Nikol Sherzinger, ka shkruar një këngë për të dashurin e saj, Levis Hamilton.
Kënga me titull “I Think I’m In Love”, besohet të ketë lidhje me dashurinë e saj për pilotin e Formula 1, dhe mund të përfshihet në albumin e ardhshëm solo të këngëtares. “Është një këngë shumë personale, është e thellë dhe emotive. Një këngë e vërtetë dhe e di se do t’i bashkojë njerëzit”, ka thënë Nikol për gazetën britanike, “The Sun”.
29 Gusht 2008