E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manuela Arkuri merr leksione për flamenko



Tashmë, në fund të sezonit veror duket se ka ardhur nevoja për ndryshime edhe për Manuela Arkurin. Ajo është dukur gjithmonë tepër e lidhur me të fejuarin e saj, avokatin, Ezio Kostantino, të paktën këtë përshtypje kanë krijuar spotet publicitare të pasionit nëpër revistat e thashethemeve. Por megjithatë, asnjëherë nuk i dihet! “Kurrë mos thuaj kurrë!” Aktorja seksi është fotografuar nga paparacët gjatë fundjavës në Kapri, ndërsa shëtiste nëpër ishull me Mirkon, balerinin e flamenkos. Asgjë kompromentuese në fakt, e nuk mund të themi se kjo nuk është një miqësi e sinqertë. Më pas, Manuela shkoi në jahtin e vet ku mori rreze dielli me disa mikesha që e shoqëronin.

Leksione vallëzimi edhe për princin Uilliam

Mbreti i ardhshëm i Britanisë së Madhe, princi Uilliam ka vendosur që i vëllai Heri, të mos e vërë më në lojë. E po kështu, edhe shokët e tij dhe të të vëllait të mos e tallin. Dhe për këtë princi trashëgimtar i kurorës së Anglisë ka vendosur që do të marrë së shpejti leksione vallëzimi. Një hap të cilin ai e ka bërë edhe për të kënaqur në anën tjetër të fejuarën e tij, Kate Middleton, e cila e adhuron vallëzimin. Princi kërkon që të jetë patjetër në lartësinë e duhur. Pra tashmë gjithçka u vendos! Ai do të marrë leksione vallëzimi. Ky vendim të mos harrojmë se ka të bëjë edhe me një ngjarje të rëndësishme siç është vallëzimi i të sapomartuarve, një ballo tradicionale, të cilën mbreti dhe mbretëresha e ardhshme e Anglisë do ta mbajnë ditën e dasmës.

29 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›