Mbetet mister vdekja e djalit të Dr. Dre
Autopsia që i është bërë djalit të Dr. Dre, Andre Young Jr, ka dështuar ta tregojë shkakun e vdekjes. Autoritetet mjekësore nuk kanë arritur të gjejnë arsyen e vdekjes së 20-vjeçarit, kështu që do të bëhen edhe dosa analiza tjera për të zbuluar mënyrën e vdekjes. Andre Jr. U gjet i vdekur në shtëpinë e tij të shtunën (23 gusht) në Kaliforni nga nëna e tij, Xhenita Porter. “Nuk e dimë arsyen e vdekjes ende. Nuk ka pasur shenja traume ose të ndonjë veprimi keqdashës. Do të bëjmë edhe disa teste shtesë për të zbuluar shkakun e vdekjes dhe për këtë do të duhen të paktën 6 javë”,- ka njoftuar një komandant policie. Gjatë kësaj jave, Dr Dre është shprehur për mediat: ”Jemi të hidhëruar nga kjo fatkeqësi e madhe. Ju lutem respektoni familjen dhe privatësinë tonë”. Këngëtari së bashku me Eminem, Snoop Dogg do të nxjerrë në shitje albumin e tij të tretë.
29 Gusht 2008