E Diel, 1 Nëntor 2026

Elektra vjen më zërin e Roza Anagnostit, për herë të parë në TK



Izaura Ndoj

Dramaturgjia botërore ka prekur këtë sezon skenën e Teatrit Kombëtar, dhe aktorët të infiltruar nën petkun e personazheve antike. Një prej aktoreve më të njohura të skenës shqiptare është dhe Roza Anagnosti e cila këtë javë sjell në skenë për publikun nënën e Elektrës, Klitemnestrën. Pjesëmarrja e aktores së njohur, ia shton vlerat dhe e bën më emocionale për publikun shqiptar tragjedinë. Subjekti i tragjedisë “Elektra” është marrë nga cikli mitologjik mbi Atridët. Tragjedia “Elektra” e shqipëruar nga Laert Vasili, është vepra e cila do të vihet të enjten nga një prej regjisoreve të mirënjohur sikurse është Adonis Filipi. Është cilësuar si një ikonë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, duke u bërë një nga emrat më të dashur për publikun. Aktorja e njohur Roza Anagnosti sot është një nga emrat më të vlerësuar nga publiku. Një karrierë e gjatë artistike, e mbushur me personazhe dhe karaktere nga më të ndryshmet, që aktorja i ka interpretuar ndër vite. Në vijim të karrierës së saj artistike, aktorja do të suprizojë publikun me një rol në tragjedinë “Elektra”, e cila do të jetë dhe premiera e parë e Teatrit Kombëtar për këtë sezon artistik. Tragjedia “Elektra” dhe roli që ajo ka në këtë pjesë të dramaturgjisë botërore e ka cilësuar si një pasuri më shumë në karrierën e saj artistike. Më tej aktorja ka shprehur se ky rol vjen në një natyrë tjetër nga rolet që ajo ka interpretuar deri tani. Ajo do të përballet me publikun duke veshur petkun e nënës së Elektrës, Klitemnestrës. E pyetur rreth tragjedisë, Roza Anagnosti tha se, “Është një tragjedi shumë interesante dhe e pavënë ndonjëherë në skenën teatrore. Është një përjetim, presim përballjen me skenën dhe publikun, tani është vetëm fillimi i punës për të parë anën psikologjike për tu njohur. Me këtë rast dhe Dimitra ka ardhur për të na e prurë më pranë për të na e shkoqitur në të gjitha aspektet këtë tragjedi. Ne tani si aktorë na takon që të materializojmë dhe është një hark i madh që do të futesh dhe do të fillohet puna konkrete, dhe kjo është interesante. Këto pjesë janë vënë dhe më parë në skena të ndryshme teatrore, por puna qëndron se çfarë do të sjellim ne si aktorë të Teatrit Kombëtare me veprën “Elektra” të Sofokliut. Ky është një rol i një natyre tjetër dhe shpresoj që do të jetë shumë interesant”. “Elektra” është ndër tragjedianet më të mëdhenj të të gjitha kohërave, ndër përfaqësuesit e shquar të panteonit antikitetit greke ka lindur në Kolonus(495-6 pes), pranë Athinës. Bashkohës i Eskilit dhe Euripidit, ka shkruar mbi 100 vepra. “Elektra”, shkruar nga legjendari Grek, tragjediani Sofokli është konsideruar gjerësisht si një nga tragjeditë më të mëdha greke si një nga perlat e të gjitha kohërave dhe për këtë arsye ajo vazhdon të jetë pikë referimi që tërheq vëmendjen e grishjen artistike të mjaft krijueseve, kërkuesve, artistëve e regjisorëve. Aktorja e njohur e filloi karrierën ne Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Vetëm 20 vjeç, hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo, 1963). Një vit më pas luajti Filen në filmin “Toka jone” (H. Hakani, 1964). Viti 1966 ishte viti i bashkëpunimit të suksesshëm me regjisorët debutues Dhimitër Anagnosti e Viktor Gjika, në filmin “Komisari i dritës”. Pas këtij filmi për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombëtar të Tiranës dhe në kinematografi. Roza Anagnosti bëhet një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luan në shumë filma dhe fiton disa çmimet të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti bëhet simbol i suksesit në art. Disa nga filmat më të suksesshëm janë tek “Plagë të vjetra” (Dh. Anagnosti, 1969), “Fije që priten” (M. Fejzo, 1976) me të cilin fitoi Medalionin e Festivalit të vitit 1977, “Mesonjëtorja” (M. Fejzo, 1979) me të cilin u shpall aktorja më e mirë dhe fitoi Kupën e Festivalit më 1981. Me filmin “Rruga e lirisë” fitoi Medalionin e dytë. Filmat e tjerë janë “Ndërgjegja” 1972, “Qyteti me i ri në botë” 1974, “Në shtëpinë tonë” 1979, “Dita e parë e emërimit” 1981, “Besa e kuqe” 1982, “Taulanti kërkon një motër” 1984, “Pranverë e hidhur” 1985, “Botë e padukshme” 1987, “Familja ime” 1987, “Vrasje në gjueti” 1987, “Rikonstruksioni” 1988, “Kthimi i ushtrisë së vdekur” 1989, “Vetmi” 1990. Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar”.

9 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›