E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stojçkov në delir, më 28 mars pret Shqipërinë

Albania-sport - Bullgaria realizoi një fitore spektakolare në transfertë, kur djemtë e Hristo Stockov fituan miqësoren e së mërkurës në Qipro me rezultatin e pastër 0-3. Golat për miqtë nga Bullgaria mbajnë firmat e Dimitar Berbatov në të 45' (penallti) e 87 të shoqëruar me golin e Blagoy Georgiev (68')
Shqipëria do të luajë, më 28 mars në Sofie ndeshjen e parë zyrtare me Bullgarinë, ndërkohë që ndeshja e kthimit ajo në Tiranë (?), do të luhet, më 17 tetor 2007.
Bullgaria ka grumbulluar tetë pikë në katër ndeshje dhe ndodhet në vendin e dytë në grupin G, ku marrin pjesë edhe Holanda, Rumania, Bjellorusia, Shqipëria, Sllovenia dhe Luksemburgu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›