E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminimi, ishte gabimi im

Robin van Persi ka pasur rastin më të mirë për të shënuar golin e katërt për “topçinjtë”, i cili do të vinte në diskutim serioz kualifikimin e kuqezinjve. Një ditë pas eliminimit ai ka marrë përsipër fajin e skualifikimit të Arsenalit: “Topi më erdhi shumë shpejt në këmbë, Abiati u tregua i zoti duke dalë shpejt nga porta dhe, si rrjedhojë, nuk më lejoi ta gjuaja topin në të djathtën apo në të majtën e tij. Kam qëndruar gjithë natën pa gjumë dhe kam menduar se është faji im që sot Arsenali është skualifikuar nga Liga e Kampioneve. Po të kisha shënuar atë gol, jam i bindur se do arrinim të kualifikoheshim”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›