Friedrich nënshkruan me Chicago Fire

Ish reprezentuesi gjerman, Arne Friedrich ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin nga Major League Soccer, Chicago Fire.
Mbrojtësi, i cili bëri 82 paraqitje për Gjermaninë dhe luajti në kampionatet botërore 2006 dhe 2010 si dhe Euro 2008, ka njoftuar se pranoi ofertën nga Chicago Fire duke refuzuar disa klube nga Bundesliga dhe shtete të tjera evropiane.
“Jam i lumtur të njoftoj se kam nënshkruar kontratë me Chicago Fire”, shkroi Friedrich në ueb faqen e tij zyrtare (www.arnefriedrich.de). Friedrich ka qenë futbollist i lirë prej shtatorit të vitit të kaluar, kur shkëputi kontratën me Wolfsburgun.