Heynckes nuk është i rrezikuar

Me një komunikatë të publikuar në ueb faqen zyrtare të klubit, Bayern Munich ka përjashtuar mundësinë e shkarkimit të trajnerit Jupp Heynckes pas serisë së rezultateve negative.
“Kjo gazetari spekulative nuk ka ofruar asnjë fakt që mund t’u shtyjë të mendoni se Bayern dëshiron të ndërrojë trajnerin. Ne do të marrim masa ligjore kundër atyre që shkruajnë këso gënjeshtrash”, thuhet në komunikatën e Bayernit.
Disa ditë më parë e përditshmja gjermane Bild kishte njoftuar se Heynckes rrezikon të shkarkohet pas rezultateve të dobëta të Bayernit në javët e fundit.