Venger rrezikon të skualifikohet
Arsen Venger ka qenë shumë i acaruar në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Milanit. Trajneri i Arsenalit fillimisht ka dalë hapur kundër arbitrit për faullet e shumta të akorduara në favor të Milanit dhe në fund të takimit është acaruar me tri minutat shtesë të akorduara, të cilat i janë dukur shumë pak francezit. Por, të gjitha pakënaqësitë e tij Venger i ka shfaqur edhe përpara medias në përfundim të ndeshjes, ndaj Komisioni Disiplinor i UEFA-s pritet të marrë sot një vendim kundër teknikut të klubit anglez. Fillimisht ky komision do të presë procesverbalin e gjyqtarit Skomina dhe më pas do të marrë një vendim të prerë.