E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jashtëtokësori Mesi, pesë gola Leverkusenit

Jo më kot është lojtari më i mirë në botë. Ai bën gjithkund diferencën, ashtu sikundër edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Bajer Leverkuzenit. Lionel Mesi shënoi plot pesë gola (25′, 42′, 49′, 58′, 84′) duke eliminuar i vetëm gjermanët, të cilët gjithsesi kishin pak ose fare shpresa për të kaluar më tej përderisa kishin humbur 1-3 edhe takimin e parë. Dy golat e tjerë të Barcelonës i shënoi talenti i ri i kësaj skuadre, Tejo (54′, 62′). Sakaq, golin e nderit për Leverkuzen e shënoi Bellarabi në minutën e 90-të. Ndërsa në takimin tjetër të mbrëmjes së djeshme, një gol i shpejtë i Manduka (9′) bëri që Apoel dhe Lioni të luanin edhe dy shtesa nga 15 minuta dhe më pas te penalltitë për të nxjerrë edhe skuadrën që u kualifikua për më tej. Në fund kualifikohet Apoel falë dy penalltive të pritura nga portieri, Kiotis (gaboi Lakazet dhe braziliani, Mishel Bastos).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›