Eliminohen me djegie 113 kg zhivë fulminante
17/12/2008 Poliçan, banorët braktisin banesat nga frika. Demontimi, asnjë ndikim në ambient
POLIÇAN- Ka përfunduar pa më të voglin incident eliminimi i sasisë së lëndëve helmuese trashëguar nga ish-Uzina e Armëve në qytetin e Poliçanit. Banorët e këtij qyteti, sidomos ata që jetojnë shumë afër ish-uzinës janë zgjuar të shqetësuar dje pas njoftimit të shpërthimit të lëndëve të rrezikshme. Banorët e lagjes “Kalluç”, banesat e të cilëve ndodhen vetëm disa metra larg kombinatit, të cilët kanë përjetuar momente të vështira gjatë paradites së djeshme. Plot 150 banesat e kësaj lagjeje janë braktisur krejtësisht nga banorët, të cilët e kanë ndjekur nga larg shpërthimin e lëndëve në depot ku ndodheshin. Uniforma blu, forca të shumta policie kanë bllokuar rreth orës 10:00 rrugën kryesore në hyrje të uzinës duke ndaluar qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve. Dje në Poliçan ka qenë dhe vete ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, përfaqësues të ambasadës amerikane si dhe pushtetarë lokalë.
Demontimi
Forcat e ushtrisë mësohet se kishin organizuar punën që në orët e para të mëngjesit duke minuar tre depot e sektorit C, në të cilat ndodheshin të trashëguara që nga koha kur në uzinë prodhoheshin armë dhe municione 113 kg lëndë iniciale si zhivë fulminante dhe përbërës të tjerë. Kështu, në orën 10:00 është dëgjuar shpërthimi i depos së parë ku veç zhurmës së krijuar është parë dhe një masiv tymi që është hapur në hapësirë. Por, gjithçka është qetësuar brenda pak minutave, pasi reja e tymit është shpërndarë në ajër pa ju afruar qytetit. Më pas me një distancë prej pesë minutash janë dëgjuar dhe dy shpërthime të tjera, por që kanë krijuar më pak zhurmë dhe më pak re tymi. Shpërthimet e realizuara me anë të djegies me shpërthim mësohet se ishte mënyra më e mirë dhe efikase për eliminimin e sasisë së lëndëve të rrezikshme. Shpërthimi i tyre brenda depove në të cilat ndodheshin mësohet se nuk do të ketë aspak pasoja për ambientin në qytetin e Poliçanit, pasi sasia e helmit nuk ishte e madhe dhe ajo ndodhej prej vitesh e depozituar dhe nga vitet mund të ketë skaduar. Pas përfundimit të procesi ministri Oketa është shprehur se tashmë është fillimi i punës në Kombinatin Mekanik të Poliçanit për demontimin industrial të municioneve luftarake, i bashkërenduar edhe me atë të Kombinatit të Mjekësit.