E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Jemi të ngjashëm se jemi dy popuj mesdhetarë”

17/12/2008  Ambasadori spanjoll viziton universitetin e Gjirokastrës

GJIROKASTËR - Gjatë një takimi që zhvilloi dje në Universitetin “Eqrem Çabej”, të Gjirokastrës, ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Tiranë, Manuel Montobbio vuri në dukje ngjashmërinë mes dy popujve dhe synimin për kontakte në fushën akademike.

“Jemi të ngjashëm se jemi dy popuj mesdhetarë, prandaj janë i interesuar që kontaktet tonë të kenë një ecuri të mirë në fushën akademike”, deklaroi ambasadori Montobbio në pritjen që i kishte rezervuar rektori i Universitetit të Gjirokastrës, prof. as. Gëzim Sala.

“Qysh prej themelimit të këtij tempulli të rëndësishëm të dijes në rajonin jugor të Shqipërisë, para 40 vitesh, kjo është hera e parë që në këtë auditor shkel një ambasador spanjoll”, theksoi me këtë rast rektori Sala, duke shprehur urimin që ky hap i parë i kontakteve midis Universitetit "Eqrem Çabej" dhe ambasadës spanjolle, "të jetë një hap i mbarë për bashkëpunim në fushën akademike". Gjatë takimit ai e njohu ambasadorin spanjoll me strukturën e universitetit, si dhe me procesin e reformimit të sistemit universitar. Nga ana e tij, ambasadori Montobbio falënderoi për mirëpritjen dhe tregoi interes për vendosjen e bashkëpunimit me universitetet spanjolle.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›