Përfitojnë bursë ekonomike 28 studentë durrsakë
17/12/2008 Vetëm 18 prej tyre, marrin bursë të plotë
DURRES- Janë shpallur emrat e studentëve, të cilët kanë përfituar bursë dhe gjysmë bursë. Një ditë më parë lista është bërë publike, ndërkohë që kanë mbetur të pakënaqur dhjetëra studentë të Durrësit. Një numër shumë i madh të rinjsh, të cilët vijojnë studimet e larta janë bërë objekt i verifikimit të të ardhurave familjare për të përfituar trajtim ekonomik si pasojë e të ardhurave të pakta në familje. Dje është mësuar se vetëm 28 studentë të Durrësit janë përfshirë në listën përfundimtare si përfitues, ndërkohë që nga numri i mësipërm vetëm 18 prej tyre do të marrin bursë të plotë duke u lënë pjesës tjetër gjysmë burse. Në kuadër të decentralizimit të pushteteve ndarja e bursave ka kaluar në njësitë vendore dhe janë bashkitë e komunat ata që do të shprehen me vendim për nxënësit dhe studentët përfitues nisur nga kriteret e paracaktuara. Durrësi është përfshirë në kategorinë e qyteteve me të ardhura mesatare vjetore për familje dhe për anëtarë familje ndër më të lartët në vend, por nga ana tjetër në këtë qytet ka edhe familje të varfra nën minimumin jetik. Gjithsesi zyrtarët e bashkisë nuk kanë dhënë asnjë shpjegim në lidhje me përcaktimin e listës së përfituesve, duke lënë të nënkuptohet se është zbatuar ligji.