Eliot Weinberger
01/03/2005 I ftuar nga Poeteka, Eliot Weinberger do të jetë në Shqipëri nga data 2 deri më 5 mars, për një seri leximesh me kritikë dhe ese mbi poezinë, tekstin letrar dhe artin e të shkruarit
Kritiku amerikan në orët e Poetekës
Rruga e rërës për tek lexuesi qenkësh e vështirë, sa nuk thuhet. Por, ku bien sazet dhe lexuesi bashkë me verën rrëkllen dhe poezinë, patjetër që rruga do t’i binte dhe kritikut amerikan, Eliot Wienberger. Poeteka, një eksperiencë e re dhe me pasione intriguese për Arjan Lekën, me ftesën e Wienbergerit, pritet që këtë herë t’i ngjajë një auditori më elitar, profesionist.
Në Durrës, në galerinë “Jozef”, më 4 mars, kritiku amerikan do të jetë nën vëmendjen e shkrimtarëve shqiptarë në një bashkëbisedim të lirë mbi librin. Por mbi hallkën e dobët, aty ku këputet mentesha midis shkrimtarit dhe lexuesit, do të nevojiten dhe disa lexime tekstesh nga Weinberger.
I ftuar nga Poeteka, kritiku amerikan do të jetë në Shqipëri nga datat 2 deri më 5 mars, duke ndjekur vazhdën e një serie leximesh me kritikë dhe ese mbi poezinë, tekstin letrar dhe të shkruarit.
“Ky do të mbajë një cikël leksionesh e leximesh mbi konceptimin e artit, që nga procesi i krijimit, kalimi te botuesi, adresimi tek lexuesi, përcjellja nga kritika, sistemi i vlerave të përftuara etj.”, shton në informacionin e tij, ideatori i Poetekës, Arjan Leka.
Por axhenda e kritikut amerikan nuk do të ndalë vetëm në Durrës. Në ditën e dytë të qëndrimit të tij, ka zgjedhur pikëtakimin me letrat shqipe në librarinë “Friend’s book house”, duke mbyllur te Galeria Kombëtare e Arteve orët e leximit të teksteve letrare. Gjithë ky kalendar i zënë në ditët shqiptare për kritikun amerikan, ka të bëjë pikërisht me famën e krijimtarisë së tij të botuar në mjaft gjuhë të botës.
Ngjarje kurioze për lexuesit, por më me fort privilegj për shkrimtarët dhe kritikët tanë, që u duhet të rrijnë me veshë mprehur në ato ditë të kursyera për rrugët shqiptare, ku kritiku dhe eseisti amerikan pritet të japë leksione po aq natyrshëm, sa ç’ndodh në veprën e tij. Duket se interesat kulturore që ka Eliot Weinberger, që cilësohen si shumë të hapura për një kritik që nuk njeh kurrfarë barriere skajesh qytetërimesh, të bën të besosh se dhe ftesën shqiptare e ka pritur po në këtë sens.
Kësaj i shtohet dhe njohja përtej kufijve shqiptarë, që po marrin pak nga pak edicionet e Poetekës, ku këtë vit pretendon të kthehet në një festival ndërkombëtar poezie.
Në vendin tonë, kjo është eksperienca e parë në një risi të tillë letrare, ku i shtohet dhe ambicja e organizatorëve për ta ndërfutur në rrjete më të gjerë kulturash. Dhe në rastin e kritikut amerikan ky është një shans për të treguar pasionin e poezisë në një vend të vogël.
Eliot Weinberger është shkrimtar, eseist, përkthyes dhe kritik arti amerikan. Krijimtaria e tij përfshin vepra të shumta dhe është botuar në mjaft gjuhë të botës.
Libri i eseve të Eliot Weinberger-it përfshin "Works on Paper", "Outside Stories", "Written Reaction", "Karmic Traces" etj.
Gjithashtu, Eliot Weinberger është autor i një studimi të gjerë mbi përkthimin e poezisë kineze, titulluar "19 Ways of Looking at Wang Wei", përkthyes i veprës “Unlock” të poetit të internuar Bei Dao si dhe botues i "The New Directions Anthology of Classical Chinese Poetry". Eliot Weinberger është botues i antologjisë "American Poetry Since 1950: Innovators & outsiders". Interesat kulturore të Eliot Weinberger kanë qenë të hapura edhe ndaj letërsisë hispanike, ku gjejmë të përkthyer në anglisht poezinë e Octavio Paz, përfshi "Collected Poems 1957-1987", "In Light of India" dhe "Sunstone." Ndër përkthimet e tjera të tij radhiten "Altazor" e Xavier Villaurrutia-s, “Nostalgia for Death" e Vicente Huidobro-s dhe “Seven Nights” e Jorge Luis Borges.
Në 1992, Eliot Weinberger u bë i pari që mori çmimin PEN/Kolovakos për promovimin e letërsisë hispanike në SHBA.
Në vitin 2000, botimi i Eliot Weinberger-it, “Selected Non-Fiction” të Borges-it mori çmimin e Shoqatës Kombëtare të Kritikëve të Librit (National Book Critics Circle).
Në vitin 2000, Eliot Weinberger qe shkrimtari i parë amerikan që u nderua me Urdhrin e Shqiponjës “Acteke”, akorduar nga qeveria e Meksikës. Gjithashtu, ai paraqitet në mënyrë dinjitoze edhe në veprën e tij "Visitor's Key to Iceland".
Falsifikime autentike
Eliot Weinberger
Rreth 10 vjet pasi u botua, një burrë i ri energjik rishtypi romanin “Zogu i pikturuar”, i Jerzzy Kosinski-it. Që në 1965-ën kishte fituar çmim, i vuri dorëshkrimit një titull të ri dhe ia paraqiti një duzinë botuesish amerikanë. Asnjë prej tyre, duke përfshirë dhe botuesin e Kosinski-t, nuk e njohu librin dhe të gjithë refuzuan ta botojnë.
Ishte një shaka e bukur dhe një koment domethënës për faktin se si botohen librat, por historia s’mbaron këtu.
Disa vjet para vdekjes së Kosinski-t, një gazetar zhbirues shkroi një artikull që pretendonte se autori me origjinë polake mund të mos e kishte shkruar vetë “Zogun e pikturuar” në anglisht: në atë kohë ai sapo kishte emigruar në SHBA dhe dinte shumë pak anglisht. Supozohej se ai ose e kishte shkruar romanin në polonisht dhe pastaj e kishte dhënë për përkthim, ose ia kishte treguar historinë ndonjë asistenti, i cili e kishte “shkruar” realisht librin. Në të dyja rastet, piroteknika e famshme verbale e librit nuk përbënte më ndonjë meritë të Korsinski-t. Për më tepër, kishte dhe thashetheme se romani ishte bazuar – apo ndoshta ishte plagjiaturë e – shkrimeve të një shkrimtari polak të pabotuar, që kishte vdekur në një kamp përqendrimi, dorëshkrimet e të cilit kishin rënë në një farë mënyre në dorë të Kosinski-t.
“Zogu i pikturuar” përbën një rast klasik për rolin e autorësisë në masën e receptimit të veprës. Kujtimet e një djali të vogël në Poloninë e shkatërruar nga lufta, do të ishin idealizuar deri në një pathos të padurueshëm, sikur të ishin vepër e polakut të vrarë. Ndërsa kështu, megjithëse teksti mbetet i njëjtë, rëndësia e tij bie me rënien e rëndësisë së autorit, në shkallëzimin e mëposhtëm: Kosinski, si shkrimtar origjinal, përkthyes, asistent, Kosinski si plagjiator, daktilografist i ri. Siç ka thënë Salvadore Dali, njeriu i parë që krahasoi faqet e një gruaje me trëndafilin ishte, pa dyshim, një gjeni; i dyti që e ka bërë këtë mund të ketë qenë fare mirë një idiot.
Falsifikimi është gjilpëra që shpon fluskën ajërnxehtë të teorive të artit. Ne mund të besojmë intelektualisht, bashkë me modernistët, që në art të gjitha epokat janë të njëkohshme - që një lirikë e Safos ka freskinë e një poeme të shkrojtur dje - ose të besojmë, bashkë me të ashtuquajturit postmodern, që autori nuk ekziston, por ekziston vetëm teksti.
Falsifikimi është një send pa krijuesin e vet dhe natyra njerëzore s’mund të durojë asgjë pa një rrëfenjë për origjinën e saj. Nuk ekziston ndonjë arsye se pse një kopje e saktë e një pikture të ketë më pak vlerë se origjinali, por ne e dimë mirë këtë, të paktën emocionalisht, nëse jo racionalisht. Mark Tuen thoshte se muzika e Vagnerit është më e bukur se sa tingëllon. Një falsifikim është gjithnjë më i keq se sa duket.
Falsifikimi bazohet në autencititetin dhe të dy këto gjëra kanë vlerën e barcaletës. Por autenticiteti dhe jo falsifikimi, është tallja më mizore. Muzeu Metropolitan blen një vazo greke një milion dollarë, sepse konsiderohet kryevepër e kohës së vet, e pastaj zbulohet se ajo është falsifikim. Ne adhurojmë Darkën e Fundit të Da Vinçit, megjithëse ajo është restauruar aq herë, sa që tani s’i ka mbetur asgjë fare nga boja origjinale. Ne e marrim tepër seriozisht propozimin kritik krejt serioz që dramat e Shekspirit nuk janë shkruar nga Shekspiri, por nga dikush tjetër, me të njëjtin emër. Vlerësimi i djeshëm i dorës së mjeshtrit bëhet delegimi i sotëm i një anonimati “Nga studioja e... Asgjë s’është më e sigurtë se budallallëku i sigurive të lashta.
Por, nëse autenticiteti të lë një shije qejfmbetjeje të hidhur, falsifikimi në rastin e tij më të mirë është një grimë humori. Kur bëhet për para, s’ka humor, si kartmonedha false; gjithçka në këtë rast është aftësi pa zgjuarsi. Kur buron nga mendjemadhësia është maksimalisht pervers, një kombinim i aftësisë dhe fiksimit që të çon te kënaqësia e kurorëzimit të punës në varjen në ndonjë muzeu apo në shitjen në Sotheby’s (ankand i famshëm i veprave të artit. Shën. i përkth). Megjithatë perversioni i humorit konsiston në faktin se s’mund t’ja tregosh njeriu: falsifikatorit i duhet të qeshë i vetmuar. Falsifikimi më komik është ai me motiv thjesht hakmarrjen, kur kjo, më në fund, zbulohet.
Marrë nga “Fjala”