E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshqitja e dherave, bllokohet aksi Qafë Mali-Fierzë

Njoftimi u bë mesditën e sotme nga Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit (MPPTT). Sipas këtij institucioni, qarkullimi për në Tropojë do të bëhet duke ndjekur trajektoren Kukës-Kam-Sopot-Bajram Curri."Ekspertët e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Shërbimit Gjeologjik janë aktualisht në Fierzë për të identifikuar dhe zgjidhur problemin", cituan burimet e MPPTT-së. Sipas tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka marrë të gjitha masat që aksi të jetë sa më shpejt i lirë për qarkullim.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›