E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Situata e përmbytjeve po shkon drejt përmirësimit

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, tha sot se situata e përmbytjeve në disa zona veriore të vendit po shkon drejt përmirësimi të vazhdueshëm. Në një komunikim me median pas takimit me Kryetarin e Komitetit të Digave të Mëdha, Prof. Farudin Hoxha paraditen e sotme në ambjentet e Presidencës, lidhur me situatën e përmbytjeve në veri, kreu i shtetit garantoi se digat janë të sigurta dhe nuk do të rrezikojnë nga përmbytjet."Qytetarët kanë nevojë për mesazhe optimiste", theksoi presidenti Topi, i cili shtoi se të gjithë qytetarët duhet të rrisin  solidarizimin dhe bashkëpunimin përballë kësaj situate përmbytjeje që po përjetojnë disa zona në veri të vendit.Edhe Kryetari i Komitetit të Digave të Mëdha, Prof. Hoxha, një nga ekspertët më të njohur të fushës energjitike në vend, konfirmoi se nuk ka asnjë rrezik nga digat, pasi fenomenet negative po vijnë duke u zvogëluar.“Kaskada e Drinit është e sigurt dhe do të rrijë ashtu siç është, për më tepër që situata po shkon drejt përmirësimit", tha Prof. Hoxha. Takimi i sotëm i Presidentit të Republikës, Topi, është në vazhdën e komunikimit dhe diskutimeve intensive që po zhvillon me aktorë dhe institucione të linjës mbi situatën e përmbytjeve, e cila ka përfshirë prej 10 ditësh disa zona veriore të vendit.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›