E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia i dhuron Kosovës vaksina kundër A/H1N1



Qeveria e Turqisë ka ndarë një donacion prej 5.000 (pesë mijë) dozash të vaksinës kundër gripit të ri pandemik A/H1N1 për Kosovën. Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi është informuar përmes Ambasadorit të Turqisë në Prishtinë se Ministri turk i Shëndetësisë, Rexhep Agdag pas një lutje të ministrit kosovar, ka vendosur të dhurojë këtë numër të vaksinave kundër A H1N1 për Kosovën. Këto vaksina u dërguan do të dërgohen gjatë ditës së sotme në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara të Turqisë, kurse ditëve në vijim, ato do të sillen në Kosovë. Vlerësohet se ky donacion i Turqisë për Kosovën ka një rëndësi të veçantë, pasi vaksinat e ndara për Kosovën, janë pjesë e kontigjentit që Turqia i ka blerë për qytetarët e saj. Ministria e Shëndetësisë së Kosovës i shpreh falënderim të veçantë Republikës së Turqisë për këtë përkrahje shumë domethënëse. Në Kosovë është shënuar këto ditë edhe viktima e parë e gripit të rrezikshëm, A/H1N1.

Raporti, kosovarët, të pakënaqur me punën e EULEX-it

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara-UNDP, publikoi të enjten Raportin e Paralajmërimit të Hershëm, ku sjell deklarimet e kosovarëve në raport me punën e institucioneve të Kosovës dhe ato ndërkombëtare. Sipas këtij raporti, qytetarët e Kosovës janë më së paku të kënaqur me punën e EULEX-it nga institucionet ndërkombëtare. Ndërkaq nga institucionet vendore, prijnë gjykatat dhe Parlamenti i Kosovës. Qeveria e Kosovës dhe Presidenca nuk ka ndonjë ndryshim. Këto të dhëna u publikuan në Raportin e Paralajmërimit të Hershëm, nga UNDP-ja me këtë rast janë anketuar rreth 1.300 persona, 830 shqiptarë dhe 230 serbë. Shumica e të intervistuarve sipas raportit, kanë theksuar se papunësia dhe varfëria janë brenga më e madhe, dhe kjo sipas tyre është kërcënim për stabilitetit në Kosovë. Ndërkaq, institucionet tek të cilat është i pranishëm korrupsioni në nivel të lartë, nga anketa e bërë kanë dalë të jenë KEK-u dhe AKM-ja, që më pas vjen edhe sistemi shëndetësor.

20 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›