Rikthimi i metodave leniniste në politikë
Dhe provokimet s’kanë fund. Kanë guxuar të shqiptojnë, pa u ardhur aspak turp se jetojmë në shekullin XXI-të. Deputeti Blendi Klosi, si një neofit çeguevarzmit permanent, ka artikuluar dje tezën revanshiste të Edi Kristaq Ramës, se është i gatshëm t’i nxjerrë njerëzit në rrugë me moton: “çdo mjet demokratik për largimin e qeverisë”. është e drejtë e garantuar e çdo individi dhe grupi qytetar që të protestojë për çështje të ndryshme, por askush nuk mund të jetë mbi ligjin sepse ligji nuk lejon çdo mjet për të marrë pushtetin.
Sa u deklarua në selinë rozë i faturohet hartim-shkruesit Edi Rama, një tip kritiku radikal-chic, i papajtueshëm me asgjë, autist, alergjik ndaj meritokracisë që vetëm shkatërron për të shkrehur maninë e tij krijuese. Aq sa rifillimi nga e para është bërë modë, shembja aty ku mundet si metodë, dhe aty ku s’mundet lyerjen e fasadës. Sikurse është e vërtetë se I Papranueshmi Rama e di mirë ka vetëm një mjet demokratik për ndryshuar qeveritë, zgjedhje parlamentare me votë. Dhe për katër vitet e ardhshme votat e qytetarëve shqiptarë ka zgjedhur një koalicion integrimi, dhe jo një koalicion krimi siç dëshiron partia socialiste. Këtu nis zemërimi infantil opozitar që kur përdoron pa të keq tog-fjalësit “çdo mjet demokratik” harron se është një eufemizëm lehtësisht i lexueshme, bile një gjetje shterpë për të fshehur metodologjinë leniniste të marrjes së pushtetit me çdo mjet, qoftë edhe me dhunë
për të përmbysur klasën borgjeze. Lenini ka pas thëne (në teorinë dhe praktikën e revolucionit) se borgjezinë duhet ta rrezojmë nga pushteti me dhunë dhe pastaj mbi gërmadha të ndërtojmë jetën e re socialiste. Pikërisht jeta e re socialiste kalon nëpërmjet politikës së re edviniste apo edhe me rikrijimin e “Frontit Demokratik” duke mbledhur pensionistë, sindikata, ish-ushtarakë, minatorë dhe organizata politiko-shoqërore për të larguar kryeministrin Berisha.
Sidoqoftë: Edi Rama duhet të kuptojë se nuk merret pushteti me dhunë por me punë. Pushteti fitohet me votën e qytetarëve, e jo me akte dhune. Nuk i duhet askujt një opozitë çeguevariste, d.m.th të ketë në mendje vetëm faktin e kundërshtimit ndaj institucioneve kushtetuese, kundër politikave qeveritare, dhe jo edhe bashkëpunimin kur duhet me to. Afër liberalizmit të vizave Shqipërisë më e pakta që i duhet vendit është cegevarizmi si metodë, si frymë kundërshtuese dhe bojkotuese e shtetit dhe ligjeve të tij.
Ndërkaq kokëfortësia turbulluese e krye-socialistit Rama ka sjellë shumë ç’rregullime në sistemin demokratik dhe parlamentar, Ai është i pari që duhet ta dijë se nëse do të shkoj në BE, vetëm me bojkotime e shmangie marrëveshjes dhe destabilitet vetëm sa largohesh. Ndaj kishte dhe retorika marrje pushteti me force, mosbindje civile, dhe mobilizim të ushtarakëve të dalë nga puna, këto të thëna shprehimisht gjate protestës kuti-hapëse të 20 nëntorit 2009.
Gjithashtu sistemi i vlerave është infektuar nga virusi i nihilizmit të pa-principtë i një lidershpit soc-komunist 2-R (Rama & Ruci), bile ka arritur deri aty sa të mohohet çdo vlerë, çdo sukses apo arritjeje, certifikimi pozitiv i faktorëve të brendshëm dhe atyre të jashtëm e shndërron kauzën edviniane në një mini-aparteid “negacionist”. Ndërkaq kauza e opozitës soc-komuniste është kufizuar në përpjekje njëkohësisht penguese dhe mohues të kauzës së kundërshtarit politik, që konsiderohet armik i popullit, si dikur një herë në regjimin komunist.
Kuptohet vetiu se 30 i këtij prilli të thyer socialist dëftehet të jetë protesta e të pakënaqurve të zgjedhjeve të fundit parlamentare në Shqipëri. Assesi mbetja pa pushtet po i shton etjen për t’u rikthyer në shtet, me kauza që lidhen zhurmën e votimeve. Progresi i shënuar i në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte aq i dukshëm, për të gjithë sa që verboi Edi Ramës. Sepse e drejta për të votuar pa asnjë presion, sanksion, tension nuk u përdhunua në 28 qershor. Qytetarët ishin me të civilizuar sesa politika pre-zgjedhore dhe sidomos me e ndershme sesa opozita post-zgjedhore. Rezultati i ekuacionit zgjedhor prodhoi një pakënaqësi në orbitën e verbuar socialiste, aq sa nuk pranuan rezultatin në një kohë të parë, kurse në një kohë të dytë e pranuan rezultatin por kërkuan mbi bazën e një dyshimi formulën që do të bënte të mundur rizgjedhjen e Edi Ramës në krye të PS. Prandaj këtu harrohet nëse PS
nuk kishte humbur zgjedhjet nuk kishte përse të rizgjidhte një kryetar të ri, sipas nenit 28 të Statuti të partisë socialiste. Nejse, këto arsyetime logjike janë thënë e stërthënë, por radikalizmi i situatës politikë dhe emergjencat në veri-perëndim të vendit ka bërë një tabula-rasa të këtyre ngjarjeve.
...