E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elkan: Juventusi synon vendin e dytë në Serinë A

"Synojmë ta mbyllim kampionatin në vendin e dytë". Xhon Elkan i ka idetë e qarta rreth asaj që duhet të arrijë Juventusi në këto javë të fundit të kampionatit. Drejtuesi i klubit bardhezi është shumë i bindur se ky pozicionim është i mundur, duke e deklaruar publikisht edhe në prezantimin e projektit për vendin e dytë. Elkan ka konfirmuar edhe besimin për trajnerin Klaudio Ranieri. "Nuk ka asnjë dyshim që Ranieri do të qëndrojë me ne edhe për dy vitet e ardhshme. Askush nuk dyshon tek aftësitë e tij për të stërvitur Juventusin". Në fund një vëzhgim: "Pas fitores me Interin, konfirmuam se jemi një nga skuadrat më të bukura në Serinë A".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›