Murinjo-Inter, kontakte apo jo!?
Hoze Murinjo do të marrë drejtimin e Interit apo jo? Kjo është pyetja që lind natyrshëm pas asaj që ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit, ku u fol për një takim të trajnerit portugez me drejtuesit e klubit zikaltër. Ka qenë këshilltari personal i trajnerit portugez, Eladio Parames, që hapi zërat për bisedimet mes palëve. Por pas shumë hipotezave të ndryshme, kanë ardhur përgënjeshtrimet e rastit, fillimisht nga klubi zikaltër e më pas nga vetë Murinjo nëpërmjet një deklarate për shtyp.
Në darkën e të premtes, këshilltari Eladio Parames deklaroi se Murinjo ishte në Itali për të biseduar me Interin për mundësinë e marrjes së postit të trajnerit. "Është e vërtetë që ai dhe menaxheri Mendez janë në Itali, ndërsa do të kthehen në Lisbonë gjatë ditës së shtunë. Ishte Interi që kontaktoi Murinjon dhe agjentin e tij, jo e kundërta. Murinjo ka treguar gjithmonë interes ndaj një pune në Itali dhe e priti me kënaqësi këtë ofertë", u shpreh ai duke i hapur rrugë shumë hamendësive të ndryshme në shtypin sportiv evropian. Mediat italiane kanë bërë të ditur se trajneri portugez ka kërkuar 9 milionë euro në sezon, pa harruar edhe shpërblimet për stafin e tij të punës. Pritej reagimi i Interit, por zikaltërit nuk e kanë përgënjeshtruar përfundimisht këtë hipotezë, duke u kufizuar vetëm me komentin që Masimo Morati nuk ka qenë në Milano gjatë ditës së premte ndaj nuk ishte e mundur që ky takim të ishte zhvilluar. Për të shuar përkohësisht zërat e kalimit të tij në Itali ka menduar vetë Hoze Murinjo, i cili ka lëshuar një deklaratë për shtyp në të cilën sqaronte se nuk ishte në bisedime me Interin. "Unë e deklaroj kategorikisht se nuk është e vërtetë që unë udhëtova drejt Milanos dhe që kam takuar Masimo Moratin, të cilin nuk kam kënaqësinë që ta njoh personalisht. Është e gabuar të thuhet se janë pranë firmosjes së një kontrate me skuadrën e Interit", shkruhej në këtë deklaratë të publikuar nga agjencia e lajmeve "Lusa" në Portugali.
Pavarësisht këtij përgënjeshtrimi, fakti që vetë këshilltari i Murinjos dhe njëkohësisht zëdhënësi i tij ishte burimi i lajmit, ka bërë që të lindin dyshime se palët kanë dashur të mos e bëjnë publike temën e diskutimeve. Ndonëse presidenti Morati ka konfirmuar pak ditë më parë se nuk ka ndër mend të largojë Mançinin, marrëdhëniet e tij me teknikun e skuadrës nuk janë nga më të mirat. Shkak është bërë fakti se Mançini deklaroi dorëheqjen pas eliminimit nga Liga e Kampioneve, në momentin më të vështirë të skuadrës. Ndonëse trajneri u tërhoq vetëm 24 orë më vonë, duket se raporti mes palëve nuk është nga më të mirët dhe kjo është arsyeja pse Morati mund të jetë vënë në kërkim të një zëvendësuesi të denjë. Ndër emrat e mëdhenj, vetëm Murinjo është ai që ka mbetur pa skuadër, ndaj presidenti i Interit duket se është vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e portugezit.