E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horge Lorenco, i frikshëm, dominon në pistën e Jerezit

Horge Lorenco duket i papërmbajtshëm në këtë fillim sezoni të MotoGp. Spanjolli i Jamahas ka dominuar ditën e kualifikimeve në Çmimin e Madh të Spanjës, duke regjistruar një kohë të frikshme: piloti më i afërt ka qenë Dani Pedroza me Hondan zyrtare, 6 të dhjetat e sekondës larg. Në vendin e tretë është pozicionuar Kolin Eduards me Jamahan e skuadrës "Tech 3". I katërti në vijën e nisjes do të jetë Niki Heidien, ndërsa pas tij është pozicionuar Valentino Rosi, i distancuar me tetë të dhjetat e sekondës. Vetëm vendi i shtatë për kampionin e botës në fuqi, Keisi Stoner, që në këtë pistë është dukur disi në vështirësi. "Kur dikush është i shpejtë duhet të përfitoj. Unë sot (dje) përfitova", kjo ishte mënyra sesi Lorenco përshkroi arritjen në Jerez. Piloti i dytë i Jamahas zyrtare po tregon se do të jetë një rival shumë i fortë në garën për titull, sepse kishte fituar "pole-position" edhe në garën e parë në Katar. "Synimi im është të jem më i forti në këtë sport, por ka edhe shumë pilotë të tjerë shumë të fortë. Do jetë një garë e komplikuar".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›