E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelsi përgatit milionat për Çavi Hernandez

Çelsi ka ndërmend që të ofrojë diçka më shumë se 30 milionë euro (25 milionë paund) për mesfushorin e Barcelonës, Çavi Hernandez. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja britanike, "Daily Mirror". Megjithatë, menaxheri i 28-vjeçarit ka hedhur poshtë zërat se lojtari i kombëtares spanjolle do të largohet nga "Kamp Nou" në verë. "Nuk kemi marrë asnjë ofertë nga Çelsi", tha menaxheri i Çavit, Ivan Korretja. "Në këto sezonet e fundit kanë qarkulluar shumë zëra merkatoje për lojtarin tim, por kjo është normale në futboll". Ndërkohë, nga Çelsi pritet të largohet Klaudio Pizarro, për të cilin interesohet Verder Bremen.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›