PE vë në provë palët për MSA-në
09/12/2011 Organizohet sot tryeza e përbashkët mes politikanëve shqiptarë dhe atyre të BE-së
Pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje të përbashkët mes PD-së e PS-së për statusin e Shqipërisë
Sot do të mbahet në Tiranë tryeza e katërt ndërparlamentare për stabilizim-asocimin mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Grupi i eurodeputetëve, që ndodhen prej dy ditësh në Tiranë, pritet të vërë sërish në provë politikanët shqiptarë përballë njëri-tjetrit, ku statusi i vendit kandidat dhe një sërë çështjesh të tjera do të jenë pjesë e diskutimit. Nga axhenda e tryezës së sotme vërehet se takimi do të fokusohet në dy çështje kryesore: qëndrimin e Shqipërisë në marrëdhëniet me BE-në dhe reformat në parlamentin shqiptar. Diskutimi do të drejtohet nga eurodeputeti Eduard Kukan, ku në përfundim të punimeve pritet miratimi i një rezolute të përbashkët me pëlqimin e anëtarëve të mazhorancës dhe të opozitës. Përfaqësues të BE-së shpresojnë në miratimin e kësaj rezolute, pasi në tri takimet e fundit mes Shqipërisë dhe BE-së nuk është arritur të miratohet një rezolutë e përbashkët. Takimi i katërt ndërparlamentar për stabilizim-asocimin mes Shqipërisë dhe BE-së pritet me interes jo vetëm nga përfaqësuesit e politikës shqiptare, por edhe nga Brukseli, nëse do të arrihet apo jo miratimi i një marrëveshjeje të përbashkët. Dhe kjo pritet të shkaktojë debate mes anëtarëve të mazhorancës dhe të opozitës në lidhje me përmbajtjen e aktmarrëveshjes. Por duke iu referuar takimeve të djeshme të eurodeputetëve me Presidentin e Republikës dhe Kryetaren e Kuvendit, Bashkimi Europian shpreson shumë në nënshkrimin e marrëveshjes. Nga ana tjetër, mësohet se dhe palët kanë shprehur gatishmëri në miratimin e rezolutës ndërparlamentare për MSA-në. Megjithatë, gjithçka mbetet për t’u parë, pasi zënkat mes deputetëve të opozitës dhe të mazhorancës përpara ndërkombëtarëve nuk kanë munguar gjatë viteve të fundit.
Dështimi i tryezave
Në përfundim të takimit të dytë të stabilizim-asocimit të 5 nëntorit 2010 delegacioni i PE-së propozoi ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 28 qershorit, duke kërkuar që komisioni të ketë mandat për hetim të materialeve zgjedhore, ndërsa për fletët e votimit u shprehën se i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë. PS-ja u shpreh pro ngritjes së komisionit hetimor mbi këto baza, kurse PD-ja kundër bazës së hetimit.
Precedenti
Tri marrëveshjet e dështuara u kthyen në precedent për Parlamentin Europian, ku politikëbërësit e një shteti nuk mundin të bien dakord për çështje me rëndësi jetike për projektet integruese të vendit të tyre. “Shqipëria di të zgjidhë çështjet teknike, por nuk di të zgjidhë çështjet politike”, - do të shprehej një vit më parë eurodeputeti Kukan në përfundim të takimit të dytë të komitetit për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.
Eduard Kukan
Eurodeputetët gjatë takimeve të djeshme në lidhje me bashkëpunimin politik mes palëve theksuan se shpresojnë që të japë rezultatet e duhura në funksion të aspiratave të qytetarëve shqiptarë dhe të Shqipërisë. “Arritja e marrëveshjeve dhe votimi i tri ligjeve me 3/5-at janë hapa inkurajues dhe konkretë. Shpresojmë të vijohet në këtë klimë në përmbushje të aspiratës integruese. Mesazhi i takimit tonë është se Parlamenti Europian mirëpret marrëveshjet e arritura mes partive politike. Jemi të kënaqur që këto marrëveshje u arritën në Parlament”, – u shpreh dje kryetari i delegacionit të PE-së Eduard Kukan.
Bamir Topi
Presidenti i Republikës priti dje në një takim pune grupin e eurodeputetëve të PE-së që ndodhet në Tiranë, në kuadër të takimit të katërt të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri. Nga njoftimi i zyrës së shtypit të Presidencës mësohet se kreu i shtetit vlerësoi se “pas dy vjetësh ngërçi politik perspektiva evropiane ka treguar se është një mjet bashkimi dhe tejet i rëndësishëm për ndërtimin e konsensusit ndërmjet klasës politike në vend”. presidenti u ka bërë me dije përfaqësuesve të PE-së se raporti i progresit i KE-së është kthyer në një program pune për institucionet shqiptare.
Jozefina Topalli
Në takimin e djeshëm që zhvilloi me eurodeputetët, mësohet se kryeparlamentarja Topalli është shprehur se ndihet e lehtësuar që klima politike në parlament tashmë është normalizuar. “Kemi miratuar 3 kode që kërkojnë 3/5-at, kemi ngritur komisionin për reformën zgjedhore, ashtu si dhe grupin e punës për Rregulloren, bazuar në Rregulloren e Parlamentit Europian, me konsensusin e të gjitha palëve”, - tha Topalli. Ajo u konfirmoi deputetëve të PE-së se do të marrë pjesë personalisht në seancën plenare të Komisionit të Venecies, ku do të diskutohet mbi reformën zgjedhore dhe praktikat elektorale në Shqipëri.