Kreu socialist garanton PE-në për përmbushjen e 12 rekomandimeve
09/12/2011 Takimi Kukan–Rama
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, garantoi delegacionin e Parlamentit Europian për vullnetin e palëkundur të opozitës shqiptare për të ushtruar të gjithë përgjegjësitë në funksion të përmbushjes së 12 prioriteteve të identifikuara nga Bashkimi Europian në lidhje me aplikimin e vendit tonë për anëtarësim në BE. Këtë qëndrim kreu i socialistëve e bëri me dije në takimin e posaçëm që zhvilloi dje me delegacionin e Parlamentit Europian të komitetit të përbashkët parlamentar të stabilizim-asocimit Shqipëri–BE, të kryesuar nga Eduard Kukan. Përmes njoftimit të bërë me dije nga zyra e shtypit pranë PS-së, mësohet se gjatë këtij takimi u shkëmbyen pikëpamje në lidhje me ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë, parë nga këndvështrimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të Komisionit Europian, konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Europian dhe rezolutave të Parlamentit Europian mbi Shqipërinë.
Po sipas njoftimit për shtyp, bëhet e ditur se Kukan përshëndeti në emër të delegacionit të Parlamentit Europian hapat e ndërmarrë nga Partia Socialiste në drejtim të fillimit të punës për reformën zgjedhore, reformën parlamentare, shqyrtimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar si dhe procesin e nisur tashmë për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Nga ana tjetër, deklarata për shtyp e PS-së ndalet dhe në një tjetër çështje të këtij takimi e konkretisht në qëndrimin e anëtarëve të delegacionit mbi fjalimin e nënkryetarit të PPE-së në kongresin e 20-të të tyre. Kështu, bëhet e ditur se anëtarët e delegacionit, njëkohësisht pjesëtarë të grupit parlamentar të Partive Popullore në Parlamentin Europian, shprehën keqardhjen e tyre dhe u distancuan nga deklaratat e fundit të kreut të grupit parlamentar të EPP, Joseph Daul, në adresë të kryetarit të Partisë Socialiste dhe opozitës shqiptare, i cili në fjalën e tij e cilësoi Ramën “të sëmurë mendor”. Gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamje edhe në lidhje me çështje të tjera problematike për Shqipërinë, si manipulimet e vëna re gjatë procesit të fundit zgjedhor, nivelin e lartë të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, reformën në drejtësi etj.