Topi: Politika e tranzicionit nuk u shërbeu idealeve të dhjetorit
09/12/2011 Lëvizja studentore e dhjetorit ’90
Dita e djeshme për Shqipërinë ishte festë kombëtare në përkujtim të fillimit të lëvizjes studentore të dhjetorit të vitit 1990, lëvizje që solli përmbysjen e regjimit totalitar dhe lindjen e demokracisë në vend. Aspiratat e studentëve të atyre viteve ishin ngritja në vend e një sistemi vlerash evropiane, pluralizmi politik, integrimi në Evropë e mbi të gjitha vendosja e demokracisë. Dhe pikërisht për këto aspirata Presidenti Bamir Topi kritikoi dje politikën shqiptare, duke e cilësuar të paaftë në nxjerrjen e Shqipërisë nga tranzicioni i stërzgjatur politik. “Kam bindjen e thellë se ky bilanc do të kishte qenë edhe më pozitiv, se demokracia në Shqipëri do të kishte qenë edhe më e fortë dhe integrimi euroatlantik edhe më i shpejtë dhe i plotë, nëse klasa politike shqiptare e tranzicionit do të ishte udhëhequr në veprimet e saj nga të njëjtat parime idealiste dhe qytetare të lëvizjes studentore të vitit 1990”, – thekson kreu i shtetit në mesazhin e tij drejtuar rinisë shqiptare në kujtim të 8 dhjetorit, e cila me vendim të Kuvendit të Shqipërisë është shpallur Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të “Lëvizjes Studentore të vitit 1990”. Më tej Presidenti shtoi: “Ai brez pati kurajën t’i kundërvihej njërit prej regjimeve më staliniste në Evropë. Pati mençurinë të shpaloste një program kërkesash politike thellësisht demokratike dhe evropiane si dhe aftësinë të administronte kontributet më të çmuara të mendimit liberal dhe intelektual të kohës.” E njohur tashmë prej disa vjetësh si “Dita Kombëtare e Rinisë”, por dhe e pluralizmit, 8 dhjetori risjell në kujtesë rebelimin paqësor të një grupi studentësh shqiptarë ndaj diktaturës në emër të lirisë. Por pas 21 vjetësh revolucioni demokratik në Shqipëri nuk ishte një revolucion i mirëfilltë, që do të sillte çrrënjosjen e klasës së atëhershme politike në pushtet, gjë që e fakton më së miri dhe mungesa e ligjit të lustracionit.