Gjermeni: Ndregjoni kërkoi të përfshihej në garë
09/12/2011 Lista e aplikantëve për Avokatin e Popullit, përplasje mes PS-së dhe konkurretëve
Ndregjoni: Emri i fituesit ishte paracaktuar, vendosa të mos kandidoj
Lista e aplikantëve për postin e Avokatit të Popullit shfaqet me probleme. Kjo duket qartë kur një prej figurave të përfshira në këtë listë mohoi të ketë aplikuar. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e komisionit të posaçëm për vlerësimin e kandidaturave insistojnë se të gjithë emrat e bërë publikë nga kjo parti kanë aplikuar në faqen online të hapur pikërisht për zhvillimin e një procesi të tillë.
Deklarata
Një prej përfaqësuesve të Shoqatës së ish-Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, pasi ka parë në medie se emri i tij është regjistruar në listën e Partisë Socialiste, ka sqaruar se nga ana e tij nuk ka pasur asnjë aplikim për postin e Avokatit të Popullit. Madje, duke sqaruar më në detaje, Ndregjoni u shpreh: “Unë jam interesuar për konkursin, po kur mësova për konkurrentët e tjerë, vendosa të mos kandidoj. Kjo është një lojë e Partisë Socialiste për ta bërë sa më të besueshëm konkursin për Avokatin e Popullit. Duke përfshirë një përfaqësues të ish-përndjekurve, socialistët synojnë të rritin besueshmërinë e konkursit.” Ndërkohë, duke shkuar më tej, Ndërgjoni akuzoi se “pasi u interesova për konkursin, mësova se tashmë fituesi është paracaktuar nga Partia Socialiste”.
Përgjigjja
Nisur nga një deklaratë e tillë e Ndregjonit, PS-ja vendosi të sqarojë opinionin publik mbi këtë situatë. Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni në emër të Komisionit Përzgjedhës për Avokatin e Popullit u shpreh: “Zoti Ndregjoni dëshironte të konkurronte, dhe këtë ma shprehu drejtpërdrejtë. Unë e sigurova zotin Ndregjoni më shumë se një herë se komisioni ynë s’ka asnjë parapëlqim dhe asnjë paragjykim, por ka përgjegjësinë ndaj opozitës dhe ndaj publikut të nxjerrë kandidaturën që gjykon më të përshtatshme në fund të procesit.” Gjithashtu Gjermeni zbardhi dhe më tej mënyrën e përfshirjes së tij në listën e kandidaturave. “Duke qenë se zoti Ndregjoni nuk e kishte depozituar aplikimin ende dhe biseda jonë e fundit u bë ditën e fundit, në respekt të asaj çka zoti Besim Ndregjoni përfaqëson si drejtues i një organizate të të përndjekurve politikë, po dhe të historisë së tij personale e familjare, dhe sigurisht mbi fjalën e tij se donte të futej në garë, ne vendosëm ta përfshijmë në listë në mirëbesim bashkë me një aplikant tjetër, dokumentacioni i të cilit erdhi me postë në orët e fundit. Numri i aplikantëve u ngjit kështu nga 31 që deklaruam në mesditë kur u pyetëm nga shtypi, në 33 në mbrëmje”, - vuri në dukje Gjermeni. Deputetja socialiste u shpreh gjithashtu se “shpresojmë që zoti Ndregjoni të shkojë deri në fund të garës, duke e rigarantuar atë dhe të gjithë kandidatët dhe kandidatet në konkurrim se përzgjedhja do të jetë e pandikuar nga asgjë tjetër përveç paraqitjes së secilit”.