Shqipëria përfaqësohet nga tetë artistë
Bienalja e Artistëve të Rinj të Europës dhe Mesdheut është kthyer edhe një herë në Ballkan. Në edicionin XIV të saj, kjo veprimtari ka nisur më 3 shtator në Shkup të Maqedonisë për të përfunduar në 12 të po këtij muaji. 700 artistë, 46 vende nga e gjithë Europa e Mesdheu, 10 ditë: janë këto të dhënat e edicionit të XIV të Bienales së artistëve të rinj nga Europa e Mesdheu që ka nisur më 3 shtator dhe do të përfundojë më 12 të këtij muaji në Shkup të Maqedonisë. Me temën e këtij viti, "Shtatë portat" janë edhe tetë pjesëmarrës prej Shqipërisë. Eftjona Isufi në seksionin e letërsisë, Onorina Jata, Dorina Kulla, Endri Teta, artet vizuale, Kled Kapexhiu, Eva Leka, Irvin Muçaj, imazhe të hapësirës lëvizëse, dhe Tirana Show Dance në seksionin e spektaklit janë artistët shqiptarë pjesëmarrës në këtë veprimtari të rëndësishme kulturore. Kryqëzim popujsh e kulturash, Maqedonia, pjesë e ish-Jugosllavisë, pret kështu këtë manifestim të rëndësishëm euromesdhetar kushtuar krijimtarisë së të rinjve, duke krijuar në këtë mënyrë një rreth artistësh të përbërë prej vendasve që krijojnë të pavarur duke nisur nga viti 1991, dhe freskisë së artistëve të rinj, të cilët kanë populluar këto ditë qytetin e Shkupit. Promovuar nga shoqata ndërkombëtare "Bjcem" (Associacion biennale des jeunes créateurs de l‘Europe et de la Méditerranée) kjo bienale kushtuar artistëve të rinj u krijon atyre hapësira ekspozimi në sektorë të ndryshëm siç janë artet vizive, artet e aplikuara, në spektakël, muzikë, kinema letërsi e gastronomi.
Bienalja e Shkupit cilësohet si një ndër më të rëndësishmet në zonën e Mesdheut, një moment domethënës takimi mes artisteve dhe një mënyrë shumë më e thjeshtë për të qenë pjesë e tregut ndërkombëtar, falë hapësirave në të cilat kjo veprimtari u jep mundësi të rinjve të shfaqen. Për herë të dytë ky aktivitet zhvillohet në një vend të ish-Jugosllavisë, pas Bienales së vitit 2001 të mbajtur në Sarajevë. "Bjcem" ka pranuar të realizojë këtë vit Bienalen në Maqedoni, pasi e ka parë si një mënyrë afrimi dhe përballjeje të vendeve të lindjes me Bashkimin Europian. E mbështetur edhe nga BE-ja, ky aktivitet vjen si një përkrahje ndaj impenjimeve politike që vende si Kroacia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi Kosova e Shqipëria po ndërmarrin për të qenë pjesë e BE-së. Bienalja është një manifestim kulturor multidiplisinor që propozon krijime që kalojnë nga muzika në artet vizive, nga teatri në video, nga artet e aplikuara në letërsi e deri në gastronomi një ndërlidhje pa barriera mes disiplinave artistike që favorizon njohjet mes artistëve të rinj dhe qytetit ku kjo veprimtari organizohet. Në Shkup do të propozohen 354 prodhime të artit viziv dhe të aplikuar me më shumë se 1000 vepra arti, 262 të të cilave janë prodhime dhe performanca urbane, nuk do të mungojnë spektaklet muzikore të teatrit dhe kërcimit, do të shfaqen 45 filma me metrazh të gjatë ose mesatar, do të paraqiten në formë spektakli 34 vepra letrare dhe nuk do të mungojnë edhe takimet me 13 kuzhinierë të rinj nga vende të ndryshme. Nëpërmjet pjesëmarrjes në Bienale, 708 artistë të rinj mes moshës 18 dhe 30 vjeç nga 39 vende të ndryshme do të kenë mundësinë të eksperimentojnë rolet e tyre si profesionistë të kulturës, duke ekspozuar veprat e tyre në një kontekst ndërkombëtar. Në këtë mënyrë atyre u jepet mundësia të përballen me shumë artistë të rinj që jetojnë në Europë e në Mesdhe. Qëllimi i Bienales është që këta të rinj të kthehen në ndërtues të vërtetë të një kulture solide dhe protagonistë të gjeneratës së re të kulturës ndërkombëtare. Artistët e rinj u përzgjodhën nga juri lokale të përbëra nga kuratorë, kritikë të artit bashkëkohor, artistë dhe operatorë kulturorë. Tema e edicionit XIV të Bienales së të Rinjve është "Shtatë portat". Ajo është e lidhur me një legjendë antike që ka të bëjë me lindjen e qytetit të Shkupit. Legjenda thotë se shtatë rrugë kalonin përmes një blloku të madh guri mbi të cilin qëndronte qyteti i Shkupit. Mendohej që ky gur, ishte koka e një gjiganti, viktimë e një mallkimi që e pat bllokuar përgjithmonë. Por një ditë një hero kalon andej pari dhe me shtizën e tij, i hap sytë, veshët, hundën dhe gojën këtij gjiganti. Kështu, qyteti nis edhe një herë të shikojë, dëgjojë, të marrë frymë dhe të flasë dhe nga këto shtatë pika, lindën edhe shtatë portat e Shkupit. "Portat" e kësaj bienaleje përfaqësojnë një hyrje gjithnjë të hapur qarkullimi nëpër të cilën nuk përfundon asnjëherë. Kështu Shkupi kthehet në një qytet ku krijimet nga e gjithë bota zënë një vend të veçantë. E veçanta e Bienales së Shkupit është se ajo mbahet në vende të ndryshme në qendër të qytetit. Publiku e shijon këtë Bienale thjesht duke shëtitur nëpër rrugët kryesore të Shkupit. Gjatë këtyre dhjetë ditëve, Shkupi do të mbushet në këtë mënyrë me ekspozita, koncerte, spektakël kërcimi e teatri, letërsi, lexime në publik dhe performanca gastronomike; veprat e artit viziv ndër të tjera do të qëndrojnë të ekspozuara deri më 9 tetor.