E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenari që solli kreun e OKB-së Perez De Cuellar në Shqipëri



PAUL LEWIS

Zyrtarë dhe diplomatë të Kombeve të Bashkuara thanë sot se Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ka rënë dakord parimisht që të vizitojë Shqipërinë, bastionin e fundit të stalinizmit në Europë, i një vend të akuzuar për abuzimet serioze me të drejtat e njeriut. Sekretari i Përgjithshëm Havier Perez de Kuelar ishte ftuar nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Reis Malile, kur ai kishte marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin tetor. Është hera e parë që Shqipëria fton kreu e OKB-së që të bëjë një vizitë zyrtare.
Ftesa për kreun e OKB-së
Ftesa do ti bëhet zotit Perez de Kuelar, një prej zyrtarëve të huaj më të lartë që Shqipëria ka pranuar në kohët e fundit. Përfaqësuesi i Shqipërisë në OKB, Bashkim Pitarka konfirmoi ftesën dhe pranimin e saj nga sekretari i Përgjithshëm, duke thënë se ftesa, pasqyron “vlerësimin e lartë që qeveria shqiptare ka për zotin Perez de Kuelar dhe dëshirën e saj që të “bashkëpunojë shumë ngushtë me të gjitha strukturat e Kombeve të Bashkuara''. “Ende nuk ka një datë fikse, por “vizita mund të jetë në muajin Maj, kur edhe Sekretari i Përgjithshëm ka parashikuar të udhëtojë në Çekosllavaki dhe Hungari”, - thanë zyrtarët e OKB-së.
Refuzimi i demokratizimit
Ofrimi i ftesës së Shqipërisë për Sekretarin e Përgjithshëm bëhet përpara refuzimit të hapur të ndryshimeve gjithëpërfshirëse demokratike në Bashkimin Sovjetik dhe Europën Lindore, në fillim të këtij muaji, dhe deklarimit se ato mund të vazhdojnë rrugën e tyre besnike të marksizmit shtypës. Ftesa vjen gjithashtu pas publikimit të raporteve të fundit se autoritetet kanë shtypur brutalisht të gjitha trazirat dhe demonstratat e frymëzuar nga ndryshimet politike në Europën Juglindore.
Një fjalimin e tij me rastin e Vitit të Ri, udhëheqësi shqiptar, Ramiz Alia tha se kryengritjet popullore kundër Partive Komuniste në Europën Juglindore, të cilat kanë përfunduar tashmë, nuk do të ndikojnë në vendin e tij sepse qeveria i shërben në mënyrë strikte linjës marksiste. “Prandaj, si dje, dhe sot, por edhe në të ardhmen, ne do ta ndjekim atë besnikërisht” – tha ai.
Kur Shqipëria kremtoi ditën e saj kombëtare, më 11 Janar, gazeta e përditshme e Partisë Koministe, “Zëri i Popullit” akuzoi shqiptarët në ekzil për shprehje pakënaqësie dhe thoshte se ata janë duke u përpjekur që të rikthejnë monarkinë.
Gazeta nuk pranon që të “rrëshqasë në rrugën kapitaliste, perestrojken, dhe reformizmin borxhez; thirrje këtë “të paperceptueshme për partinë dhe njerëzit tanë”
Raportimet për trazira
Përpara këtij muaji, gazetat jugosllave raportonin se ishte një gjendje kritike në qytetin verior të Shkodrës, pas protestave popullore atje dhe masave të sigurisë që ishin marrë rreth e rrotull vendit të qëndrimit të liderëve komunist në kryeqytet. Një roje kufitare shqiptare ishte arratisur në Greqi javën e kaluar. Po ashtu, raportohej se ushtria dhe policia kishin hapur zjarr mbi demonstruesit në Shkodër dhe se trazira të ngjashme ka gjithashtu edhe në Korçë dhe Sarandë. Shqipëria është nën vëzhgimin e Komisionit të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara. Ekspertët e të drejtave të njeriut thonë se për më tepër, ndryshimet qeverisëse mund të ndodhin këtë vit si rezultat i trazirave të kohëve të fundit.
Diplomatët Perëndimorë besojnë se vendimi i Shqipërisë për të ftuar Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, për më tepër, shënon rritjen e hapjes graduale në drejtim të botës. Ky vend ka qenë më të izoluari i Europës që prej vdekjes së udhëheqësit të linjës së ashpër, Enver Hoxhës në vitin 1985.
Disa lidhje të reja tregtare
Pasi nuk ka pasur kontakte me pjesën më të madhe të shteteve të botës për shumë vjet, Shqipëria ka nisur të zhvillojë disa lidhje të kufizuara tregtare me Austrinë, Italinë, Gjermaninë Perëndimore dhe Britaninë. Janarin e kaluar ky vend ishte shteti pritës i një takimi të zëvendësministrave të jashtëm të shteteve të Ballkanit.
Gjatë këtij viti, ministrat e jashtëm të shteteve të Ballkanit; Greqisë, Turqisë, Bullgarisë, Jugosllavisë dhe Rumanisë, - kanë zhvilluar takime në Tiranë.
Kur mbajti fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme në muajin tetor, ministri i Jashtëm, Reis Malile shprehu qëndrimin e tij, të cilin ai e quajti “procesi i bashkëpunimit të Ballkanit”, duke thënë se Shqipëria tani dëshironte që të krijonte lidhje të ngushta me fqinjët e saj. Por, ai i kushtoi shumë rëndësi në fjalën e tij mësymjes jugosllave dhe persekutimit të shqiptarëve etnikë (në Kosovë, - shën. red).
Shqipëria ka ftuar edhe disa nga krerët e agjencive të specializuara të Kombeve të Bashkuara që të vizitojnë vendin vitet e fundit, përfshirë Dr. Nafis Sadik, që drejton Agjencinë e OKB-së për Planifikimin Familjar, dhe Eduard Saouma, drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë dhe Ushqimin.

Artikulli është publikuar në The New York Times më 19 Janar 1990
Titulli është redaksional

2 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›