Trezege: Milani? Nuk e tradhtoj Juven
Trofeu "Peace Cup" e bëri detyrën e tij, duke risjellë paqen ndërmjet Juventusit dhe sulmuesit David Trezege. Sulmuesi francez nuk shkëlqeu me paraqitjen e tij, por pas shumë spekulimeve ka dhënë siguri rreth së ardhmes: Trezegol do të mbetet bardhezi. "Jam i lumtur që Milani interesohet për mua, por do të mbetem 100 për qind te Juve. Nuk dua të tradhtoj tifozët dhe shokët e skuadrës. Tashmë mendoj vetëm të punoj për të realizuar objektivat e përcaktuar në fillim të sezonit", tha lojtari.