E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, Pizarro për të arritur te Fabiano

Milani vazhdon të shpresojë se Luis Fabiano do t‘i bashkohet skuadrës së trajnerit Leonardo. Por, pengesë për afrimin e sulmuesit brazilian bëhet pikërisht... Pirlo. Shitja e mesfushorit te Çelsi (15 milionë euro plus Pizarron), sjell të kuqezinjtë gjithçka që nevojitet për të rifilluar bisedimet me Seviljan për Fabianon. Një ofertë që do t‘i propozohet andaluzianëve. Ndërkohë, si alternativë për sulmin në "San Siro" shihet edhe Hulio Baptista, i njohur ndryshe si "bisha".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›