Reali: 15 mln euro e Shnajder për Maikon
Humbja me Juventusin ndikoi që të ngrihen dyshime rreth forcës së "galaktikëve" të Florentino Perez. Kjo ka bërë që Reali i Madridit të rikthehet në merkato: nga kryeqyteti spanjoll ka rifilluar ofensiva për brazilianin e Interit, Maikon. Oferta e "merengues" është 15 milionë euro plus kartonin e holandezit Uesli Shnajder. Ky i fundit është në planet e trajnerit Hoze Murinjo, por luzitani nuk pranon kurrsesi që pas Ibrahimoviç të humbasë një tjetër lojtar kryesor si Maikon.