E Diel, 1 Nëntor 2026

Emërimi, Meta, urime nga homologët e Kuvajtit dhe Tunizisë



Mohamad Sabah Alsalem Alsabah, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Shtetit të Kuvajtit dhe Abdelwahab Abdallah, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Tunizisë, uruan dje homologun shqiptar, Ilir Meta, për detyrën e re në ekzekutiv. Diplomati i Kuvajtit përmes mesazhit të urimit ftoi z. Meta për një vizitë në Kuvajt për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy qeverive dhe popujve miq, kurse homologu i Tunizisë i shkruan Metës: “Me rastin e emërimit tuaj në postin e zv.kryeministrit dhe të ministrit të Punëve të Jashtme kam kënaqësinë të dërgoj për Ju Shkëlqesi përshëndetjet e mia të ngrohta si dhe urimet më të sinqerta për shëndet të plotë dhe sukses në përgjegjësitë tuaja të larta. Përfitoj nga ky rast i lumtur që të ritheksoj vendosmërinë tonë të patundur për të vazhduar të punojmë së bashku në të mirë të zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit mes vendeve tona vëllezër”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›