Zgjedhjet, KQZ miraton komisionerët e PBDNJ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje komisionarët e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, për zgjedhjet e pjesshme vendore të 15 nëntorit. Ata do të zëvendësojnë përfaqesuesit e Partise Socialiste, e cila ka vendosur bojkotin e ketij procesi elektoral. Por, në mbledhje janë zhvilluar debate mes anëtareve të KQZ-së. Nënkryetarja Dëshira Subashi ishte kundër miratimit të 6 emrave të sjellë nga PBDNJ-ja, pasi sipas saj, ata nuk kanë pasur dokumentacion të saktë. Por, kryetari i KQZ-se, Arben Ristani, argumentoi se ky institucion ndodhej në limitet kohore të miratimit të komisionerëve. Pas kësaj, KQZ-ja vendosi kalimin e tyre, me 4 vota pro dhe 2 kundër.