Lajcak: Për integrimin keni mbështetjen e Sllovakisë
Miroslav Lajcak, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovakisë, beson se Shqipëria tani përballet me sfida të reja në lidhje me të ardhmen evropiane dhe në këtë proces, Sllovakia do të mbështesë fortë Shqipërinë. Me këtë rast Lajcak i uroi homologut shqiptar, Ilir Meta, mbështetjen e plotë për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vazhduar procesin e reformave dhe integrimit evropian dhe gjithashtu shprehu gatishmërinë për të ndarë përvojat nga procesi i pranimit në Bashkimin Evropian, proces të cilin e ka kaluar vetë Republika e Sllovakisë në të shkuarën e afërt. “Sllovakia i kushton vëmendje shumë të madhe zhvillimit të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor, prandaj do të jetë kënaqësia ime të vizitoj vendin Tuaj, në të ardhmen e afërt. Besoj se negociatat tona do të inkurajojnë intensifikimin e marrëdhënieve sllovako-shqiptare dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, - shkruan në mesazhin e tij ministri i Jashtëm sllovak.