Emërimi i Hilari Klintonit hap debat kushtetues
Hilari Klinton përballet me një pengesë të madhe për të marrë postin, si Sekretarja e Shtetit dhe kjo është Kushtetuta e SHBA-së. Supozimet dalin bazuar në një nen mbi pagat në Kushtetutë, ku thuhet se asnjë ligjvënës nuk mund të vendoset në ndonjë pozicion civil, nëse ka marrë një rritje rroge gjatë mandatit si deputet. Presidenti Bush ka urdhëruar rritje rroge për Kabinetin në 191,300 dollarë nga 186,600 dollarë sipas rolit në ekzekutiv në fillim të këtij viti, ndërsa Klinton ishte senatore. "Sipas mendimit tim kjo e pengon atë të marrë pozicionin e ri deri në momentin kur të gjendet një zgjidhje dhe mendoj se zgjidhje të tilla janë gjetur në të kaluarën", tha ish-sekretari i Shtetit, Lawrence Eagleburger për "FOX News". "Kjo nuk është hera e parë që kanë dalë pengesa të tilla", tha ai duke iu referuar emërimeve të presidentëve të tjerë. "Mbase senatorja Klinton duhet të heqë dorë nga rritja e rrogës, por unë jam i sigurt se do të gjendet një zgjidhje", tha ai. Kabineti i tranzicionit të presidentit të zgjedhur Obama nuk i është përgjigjur kërkesave për koment. Disa ligjvënës që kanë komentuar mbi këtë çështje nuk parashikojnë, që kjo klauzolë të pengojë Hilari Klintonin. Ligjvënësit i janë referuar për këtë rastit "Saxbe fix" që ka lejuar presidentin Riçard Nikson të emërojë senatorin Uilliam Saxbe si Prokuror të Përgjithshëm, edhe pse ai kishte marrë rritje rroge gjatë mandatit të tij në 1969. Nikson e bindi Kongresin në atë kohë që ta ulte pagesën e Saxbe, duke i dhënë atij postin që i kishte caktuar.